SHQIPËRI

Rama nderohet me “Urdhrin e Minervës”/ Kryeministri flet dhe për situatën në Ballkan

Banner

Kryeministri Edi Rama u vlerësua në Itali nga universiteti i Chietit me “Urdhrin e Minervës” , një nga titujt më të lartë të botës akademike.

“Kur kuptova se isha i zgjedhur, nga ky universitet me reputacion të madh për të qenë krah për krah me personalitete shumë të rëndësishme u ndjeva pak në siklet. Më pas bëra një reflektim mbase e kuptova se për çfarë bëhet fjalë, unë marr diçka që i përket Shqipërisë”- tha Rama.

Kryeministri foli dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Një rajon i përbërë prej 6 vendesh, 3 prej të cilëve janë anëtarë të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, një është qartësisht krah NATO-s në të cilin ndodhet edhe një bazë e NATO-s, pra Kosova, pastaj kemi Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën ku ka një republikë Srpska ku ndikimi rus pra kemi të bëjmë me një situatë vulnerabël ndaj dhe po punojmë çdo ditë për të mbajtur Serbinë dhe kombin serb nga ana jonë. Deri tani po funksionon dhe unë jam besimplotë se do të vazhdojë të funksionojë.”-komentoi kryeministri.


Top Channel

Banner

Related posts

Krim makabër në Elbasan, fqinjët rrëfejnë tmerrin: Gruaja thirri për ndihmë

admin

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Japoni, Rama takon drejtuesin e drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë

admin

Vuçiq: Nuk e dorëzoj pushtetin pa zgjedhje

admin

Leave a Comment