Kryetari i komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj ka bërë të ditur vendimin e komunës së Tuzit për ndihmën e ndarë për renovimin e Xhamisë së Dinoshës.
Sipas disa të dhënave,Xhamija në Dinoshë është një ndër më të vjetrat në Mal të Zi,afër 400 vjeçare.
Me kërkesë të mexhlizit të Xhamisë në Dinoshë,komuna e Tuzit ndan 20.000 euro buxhet për renovimin e saj,ka theksuar Gjeloshaj.
Ja postimi plotë:
Në vazhdën e përkujdesjes të shprehur edhe deri më tani të Komunës së Tuzit për objektet sakral, e posaçërisht ato që paraqesin edhe monumente të kulturës shpirtërore e materiale të popullsisë, Komuna ka vendosur të ndihmojë rinovimin e Xhamisë së Dinoshës.
Xhamia e Dinoshës është njëra nga xhamitë më të vjetra në Mal të Zi. Sipas disa të dhënave ajo është afro 400 vjeçare.
Në kërkesën e Mexhlisit të bashkësisë islame, të drejtuar Komunës, kemi marrë vendim që t’i ndajmë 20.000 € ndihmë.
Si kryetar i Komunës së Tuzit jam më se i kënaqur, që me veprimtarinë tonë katërvjeçare, që kur e kemi marrë përgjegjësinë për zhvillimin e vendit, kemi arritur që në buxhetin tonë të projektojmë edhe mjete për objekte të tilla, të bindur se në këtë mënyrë i tregojmë krejt opinionit se me vepra, e jo vetëm me premtime po e çojmë Malësinë në rrugë të zhvillimit.