AKTUALE

Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Do të futemi në zgjedhje me çdo kusht!

Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuarit” se do të kandidojë me çdo kusht edhe pse ka përpjekje për të ndaluar “Lëvizjen Bashkë” të hyjë në zgjedhje. Qori tha se nëse partia nuk regjistrohet, ai do të kandidojë si i pavarur.

“Kandidati për kryetar bashkie do të jem unë. Do të jem qoftë me siglën e Lëvizja Bashkë, por edhe si kandidat i pavarur nëse nuk na regjistrojnë. Nëse do të na detyrojnë, do të duhet të kemi 7 mijë firma. Ju zotohem se ne do ti mbledhim firmat, jo 7 mijë por edhe 70 mijë nëse duhen. Këto maskarallaqe na e forcojnë vendosmërinë.

Qëllimi ynë është të kandidojmë për këshillat bashkiakë dhe kryetar bashkie. Në të dyja rastet unë do të jem kandidat për kryetar Bashkie. Jemi zotuar sot publikisht.

Do të bëjmë tre muaj fushatë derë më derë. Nuk lëmë asnjë maskara me pushtet ose me vulë të na pengojë”, tha Qori.

 

“Unë jam gjykatësi, i di unë këto punë!”

 

Arlind Qori, ka denoncuar faktin që gjyqtari Agron Zhukri, po pamundëson hyrjen e tyre në zgjedhje, duke e caktuar datën e mbajtjes së seancës për regjistrimin si parti politike në 7 mars, një ditë pas afatit të fundit të KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje.

 

Qori shpjegoi se “Lëvizja Bashkë” e ka dorëzuar dokumentacionin në gjykatë në kohë dhe se gjyqtari ka shkelur ligjin me vendimin për ta caktuar seancën pas kalimit të afateve.

 

Ai shtoi se gjyqtari Zhukri nuk u ka dhënë shpjegime me shkrim, por ka deklaruar se ai është gjyqtari dhe “këto punë i di unë”.

 

“Në datën 9 janar, kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin, 3500 firma në Gjykatën e Tiranës. U regjistrua kërkesa jonë, u morën firmat.

 

Sipas ligjit, afati maksimal kur gjykata duhet të japë përgjigje është 30 ditë, pra e ka taksative. Gjykatësi Agron Zhukri nuk e respektoi afatin. Në fillim na u tha nuk është hedhur shorti. Çështja ka afate, që i përcakton ligji i partive.

 

Më pas gjykatësi nxjerr ditën e seancës, 7 mars, larg afatit që duhet të merrte gjykata vendimin. Kur mori vendim pra, e la në 7 mars, nje ditë pas mbylljes së regjistrimit të partive në KQZ. Efekti imediat i kësaj është të mos marrim pjesë në zgjedhje.

 

Ne kemi dërguar pafund shkresa ku ja sqarojmë këtë gjë dhe i themi mos shkelni afatet për të na pamundësuar regjistrimin tonë në zgjedhje.

 

Zotëria ka thënë; “unë jam gjykatësi, i di unë këto punë”. Asnjë përgjigje me shkrim.

 

Nuk besoj se zoti Zhukri ka ndonjë inat personal me mua. E vetmja gjë që dyshoj, është se gjyqtari nuk është me vullnetin e tij aty, por me vullnetin e atyre që nuk duan të regjistrohemi ne në zgjedhje. Unë mendoj se është qeveria dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, për shkak të kontradiktave të forta që kemi patur me të”, deklaroi Qori në TPZ.

Related posts

Shpëtohen tre të rinj në Gërçec të Shkupit, mbetën të bllokuar pasi hidrocentralet rritën nivelin e lumit Treska

Gjyla Halili

VLEN: BDI e zhytur në korrupsion është pengesë për drejtësinë e vërtetë në rastin e Llaskarcës

Gjyla Halili

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Studeniçan

Gjyla Halili

Leave a Comment