SHOWBIZ

Elton Ilirjani, kryefjala e Seoul Fashion Week,  “Modelët pa gjini, drejt lirisë së modës ”

Portalet dhe revistat më të njohura në botë si Forbes, V Magazine, Daily Front Row, LA Weekly dhe Miami Living Magazine citojnë Elton Ilirjanin: “Modelët pa gjini janë hapi i parë drejt lirisë së industrisë së modës, e cila për mua është e kontrolluar, subjektive dhe ndonjëherë shumë abuzive”. 

Ilirjani do të ecë në 4 sfilata në javën e modës në ne Seul, një nga eventet më prestigjoze në Azi. Show fillon ne 15 mars deri ne 19 mars dhe do të përfshijë 30 brande koreane të njohur. Gjithashtu, priten më shumë se 130 blerës nga 27 shtete të ndryshme.

“New York Weekly” e quajti sensacion të rrjeteve sociale pas suksesit masiv në sfilatën e “Concept Korea”, e cila u mbulua masivisht nga media amerikane.

Me specifikisht, Elton Ilirjani do të sfilojë në Seoul Fashion Week në datat:

15 Mars per “MMAM”

16 Mars per “SEOKWOON YON”

17 Mars per “GREEDILOUS”

19 Mars per “MAISON NICA”