SHOWBIZ

“Telefoni i Kristit ka qenë i sekuestruar…”, Robert Aliaj flet për për trekëndëshin Keisi-Kristi-Zaza!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet.

Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Kristi me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë ka ngjallur jo pak polemika.

Sjellim në vëmendje se Kristi sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. E mbrëmjen e djeshme Kristi dhe Keisi shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë.

Babai i Kristit, Robert Aliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë, në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai ka deklaruar se e mbështet lidhjen e djalit të tij me Keisin, ndërsa theksoi se ai asnjëherë nuk ka deklaruar që Kristi ka qenë i lidhur më parë.

Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre.  E zbulova nga të tjerët. Nuk e njoh fare vajzën në fjalë.  Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale ti bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet social po ndodh një tmerr. Është e palejueshme. 

Sa i përket mesazheve, në datë 24 telefoni i Kristit ka qenë i sekuestruar, dy ditë më parë madje. Mua ma ka bërë të qartë produksioni këtë. Kristi e quajti vetë lidhje ne tij problematike. Ai është i kursyer për jetën personale. Një djalë i lirë është i lirë ta hajë dreqi. Është një gënjeshtër e madhe nëse them e di. Ai jeton në shtet tjetër. I dha fund bashkëjetesës që ka pasur më parë me një vajzë edhe pse ka qenë shumë i lumtur. Për arsyet e tija, por me gjithë respektin. Një çun i ri mund të ketë një lidhje me një femër por të dashurohet me një tjetër.

Në lidhje me këtë situatë nuk kishte si të mos mungonte edhe reagimi i babait të Keisit, këngëtari i njohur Sabiani. Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme Keisi dhe Kristi dhanë puthjen e parë në buzë. Kjo erdhi në kuadër të një loje me dënime.


Top Channel

Related posts

Nëna e Leonardo da Vinci-t ishte skllave e bardhë, e trafikuar nga Kaukazi në Itali, thotë studimi (fotot)

admin

Ja çfarë duhet të dini përpara se të ndiqni një dietë të modës për humbjen e peshës

admin

Rikthehet Unikkatili dhe plas “bombën”

admin

Leave a Comment