SHOWBIZ

Vajza e Kim Kardashian dhe motra e Selena Gomez bëjnë së bashku makarona mes dramës në rrjetet sociale

North West dhe Gracie Teefey duken si shoqe të ngushta teksa shfaqen në Tik Tok duke gatuar.

Vajza e madhe e Kim Kardashian dhe motra e vogël e Selena Gomez u shoqëruan pasi të afërmit e tyre të famshëm u përfshinë në një dramë në rrjetet sociale.

Vajzat 9-vjeçare bënë “makarona të bëra vetë” dhe postuan video gjatë procesit të gatimit. North postoi pesë video përmes llogarisë së saj të përbashkët në TikTok me nënën Kim, 42 vjeç.

 

@kimandnorth Go to part two y’all @mylifepreppy2 ♬ original sound – Kim and North

Gomez, 30 vjeç, kohët e fundit mori vëmendjen pas njoftimit se ajo do të tërhiqej nga aplikacioni pas një seri videosh që spekulonin rreth dramës së supozuar mes Kylie Jenner dhe Hailey Bieber.

Bieber, 26 vjeç dhe Kendall Jenner u akuzuan për bullizëm ndaj saj gjatë këtij muaji por gjërat u përshkallëzuan kur Kylie, 25 vjeç, u akuzua se ajo dhe Bieber po talleshin.

Pas një video të postuar nga Selena ku tregonte vetullat e saj, të bëra keq aksidentalisht, Kylie postoi një video duke përfshirë fjalën aksident dhe publikoi një foto të saj dhe Hailey duke treguar vetullat.

Kylie u përgjigj se nuk e kishte parë videon e Selenës dhe se po thonin gjëra të pavërteta ndërsa Selena tha se ishte fanse e Kylie.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Gracie shihet me Kardashians. Në nëntor 2022, motra e këngëtares u pa në video me vajzën e North dhe Kourtney Kardashian , Penelope.

Kohët e fundit Gomez foli për motrën e saj në Hollywood Issue 2023 të Vanity Fair , duke reflektuar se sa “e frikshme” është të kesh “aq shumë fuqi dhe para në një moshë të re”.


Top Channel

Related posts

Albina Kelmendi nuk po ndalet, paralajmëron projektin e radhës

admin

Ndryshime në “Twitter”, Elon Musk logon me zogun do ta zëvendësojë me një “X”

admin

Hurmat janë minierë vitaminash për organizmin

admin

Leave a Comment