SHQIPËRI

Fotot/ Mbledhja e dy qeverive, Mal i Zi-Shqipëri, momente nga takimi Rama-Abazoviç

Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilloi këtë të hënë një marrëveshje të përbashkët në Podgoricë, në fund të së cilës u firmosën 11 marrëveshje të përbashkëta.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i Zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.

Kryeministri Rama pas përfundimit të takimit mes dy qeverive ka publikuar disa prej momenteve.