SHOWBIZ

Gruaja akuzohet se i preu organin të dashurit që e kërcënonte me videot intime (fotot)

Një grua akuzohet se i ka prerë me thikë penisin të dashurit të saj kur ai e kërcënoi të publikonte videot e tyre intime, kur ajo refuzoi të shkonte në shtrat me të.

28-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në spital pas sulmit në një hotel në Sibolga, në rajonin indonezian të Sumatra. Ai vijon të mbahet në kujdes intensiv.

Policia tha se gruaja 28-vjeçare kreu aktin e rëndë kur burri i kërkonte të shkonin në shtrat por ajo “nuk ishte në humor”.

Kreu policisë së Sibolga, Taryono Rajarja tha për ngjarjen: “Bazuar në dëshminë e të dyshuarës, ata kishin qenë në një marrëdhënie prej disa muajsh.

“Kështu që e kishin lënë të takoheshin në një hotel, por kur burri i kërkoi të bënin seks, gruaja refuzoi”.

“Kur atij iu mohua seksi, e kërcënoi me shpërndarjen e videove të aktivitetit të tyre intim”.

“Më pas kur ai ishte bërë gati të bënte dush, e dyshuara kreu sulmin, ajo mori një thikë që e kishte burri dhe i preu penisin”.

Evi Wahyuni Siregar, recepsionistja e hotelit, tha se gruaja i kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi i dashuri i saj ishte i përgjakur”.

Gruaja është arrestuar por akuzat mbi të ende nuk janë ngritur, policia tha se po pret të intervistojë të dashurin e saj.