Në konferencën e përbashkët me gazetarët në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka treguar se mbledhja e radhës e “Open Balkan” do të mbahet në Mal të Zi në qershor, ku do të ftohen të marrin pjesë të gjithë shtetet e Ballkanit.
Në lidhje me ndërtimin e urës së Bunës Rama tha me nota humori se shpenzimet do i paguajë Mali i Zi meqë ka edhe rrogat më të larta.
“Ne kemi ndjerë ngrohtësinë e mikpritjes dhe respektin vllazëror. Shqipëria dhe Mali I Zi janë më shumë se sa fqinj Ne takohemi në një moment shumë sfidues për mbarë Europën, Në respekt të mandatit tonë si dy kryeministra të rreshtuar në krah Ukrainës. E vërteta është se vitin e kaluar, krahasimisht me të këqijat e përbashkëta të një lufte . Kemi parë se si më në fund Shqipëria e Maqedonia e Veriut i çelën negociatat e se si rep e Kosovës mori një datë për liberalizimin e vozave dhe kemi parë se si për herë të parë në historinë e saj BE-ja u spostua jashtë kufijve për të mbajtur një samit në Tiranë. Beja është një korsi e përbashkët shpejtësia të të cilët lidhet në mënyrë të pandashme me koordinimin e përbashkët. Shqipëria dhe Mali I Zi janë mirënjohëse dhe unë falenderoj kryeministrin për gjithë këtë proces dhe prehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Open Ballkan në qershor këtu në Malin e Zi ndërkohë që Procesi I Berlinit do të zhvillohet në vjeshtë në Shqipëri. Unë këmbëngul që Ballkani i Hapur është I domosdoshëm për të jetësuar me një ritëm më të shpejtë të gjitha ato që janë parime dhe kërkesa që burojnë nga procesi I Berlinit. Edhe në këtë samit do të ftohen që të gjithë që të jenë pjesë nuk ka asnjë kundërshtim mes të dyjave. Nuk mund të mjaftohemi me lidershipin e Berlinit që është një proces i Ballkanit por të vëmë qëllime e përbashkëta për idetë . Më vjen shumë mirë që sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme për ndërtimin e Urës së Bunës që do të zvogëlojë distancën në 300 metra. Kjo nuk është një marrëveshje e thjeshtë por jetësimi e bazuar në projekt zbatimi. Këtu në Mal të Zi janë rrogat më të larta dhe nuk shkon që ta paguajë Shqipëria urën. Ka nisur punë edhe për gazsjellësin adriatiko-jonian. E fundit që kam por jo nga rëndësia është që ky potencial I jashtëzakonshëm bazohet në një histori kuptimplotë ku e kam thënë dhe njëherë deri në 1945 lëvizej përmes liqenit dhe në arkivën e fotografive ka plot mjete lundruese. Sot ne ende nuk e kemi këtë prandaj kemi vendosur ta hapim rrugën me një jaht të kryeministrit të Malit të Zi që nëse na mban të dyve do shkojmë në Shqipëri.”
Top Channel