SPORT

Superliga e femrave në basketboll: Java e mysafirëve

Bashkimi, Penza dhe Trepça kanë arritur të shënojnë fitore në udhëtim, në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Femrave.

Bashkimi po vazhdon formën e shkëlqyer këtë edicion, duke regjistruar fitore e 17-të radhazi. Kësaj here shënoi fitore në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 70:80.

Prishtina e cila është në pozitën e dytë ka 14 fitore dhe katër humbje.

Trepça udhëtoi në Gjakovë për të regjistruar fitoren e gjashtë me rezultat 54:59. Mitrovicaset këtë edicion kanë gjashtë fitore dhe 12 humbje, ndërsa skuadra kuqezi ka 17 humbje dhe një fitore.

Edhe Penza fitoi në udhëtim ndaj United Basketball me shifra 36:87. Penza ka 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse United Basketball katër fitore dhe 14 humbje.

Related posts

Busquets në dyshim për paraqitjen në ndeshjen kundër Unitedit

admin

Dardanët optimistë, Vedat Muriqi kërkon trepikëshin ndaj Rumanisë

admin

​Muja: U rrita në rrugët e Kosovës, e ëndërrova këtë ditë

admin

Leave a Comment