AKTUALE

Traileri i filmit ‘Barbie’ shton kuriozitetin te të gjithë

Spekulimet për një film të mundshëm të Barbie-t kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Kësaj rradhe filmi i shumëpritur live-action Barbie ka një trailer.

Aktorja e famshme , Margot Robbie ka marrë rolin e kukullës ikonike të modës Mattel.
Teaser-i i shkurtër që është publikuar kohët e fundit e tregon Robbie-n si Barbien e parë, që duket si një version i ri të lodrës.

Filmi është drejtuar nga Greta Gerëig sipas një skenari të Gerwig dhe Noah Baumbach dhe ka një kast të madh mbështetës. Filmi ka qenë në zhvillim për tetë vjet dhe ka pësuar shumë ndryshime.

Në trailer, tregohen disa pamje magjepsëse të perëndimit të diellit që i çon fëmijët të luajnë me kukulla. Deri sa papritmas, Margot Robbie shfaqet si Barbie, duke u ngritur lart nga fëmijët me kostumin e saj ikonik të banjës me vija bardh e zi. Kjo skenë më pas pasohet nga fragmentet shumëngjyrëshe nga filmi që më pas tregojnë në një sekuencë të shpejtë, anëtarë të tjerë të kastit si Ryan Gosling, Simu Liu dhe Issa Rae.
Ky film është planifikuar të shfaqet në kinematë në mbarë botën më 21 korrik 2023, dhe duket se ka një kuriozitet nga shumë persona për ta ndiekur atë.

 

 

 

The post Traileri i filmit ‘Barbie’ shton kuriozitetin te të gjithë appeared first on Kreu.

Related posts

Vjehrrat fajtore që po ndahen çiftet..

admin

Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Gjyla Halili

Osmani për “Global Europe”: Diplomacia është edhe punë me njerëz në terren, nuk është vetëm negociata në tavolinë

admin

Leave a Comment