SPORT

MMA: Luftëtari shqiptar fiton për 10 sekonda

Banner

Pritej që sfida e titullit në MMA mes luftëtarit shqiptar Bernardo Sopai dhe Julian Lopez të zgjaste dhe të ishte e luftuar nga të dy sportistët.

Megjithatë, dueli nuk shkoi më shumë se 10 sekonda me Sopai që gjeti të papërgatitur Lopez dhe me një grusht në fytyrë hodhi në tapet kundërshtarin, shkruan Supersport.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit të sfidës, me fierakun që kërkoi të vazhdonte sulmin ndaj Lopez.

Por, shpejt u kuptua se ky i fundit ishte totalisht jashtë loje dhe se nuk mund të vijonte duelin e titullit.

Në këtë formë, Sopai mbrojti me sukses titullin duke e zgjidhur sfidën me siguri shumë më shpejt nga sa e kishte menduar.

Banner

Related posts

Vdes në aksident trafiku ky basketbollist

admin

Manchester United fiton me vuajtje ndaj Crystal Palace

admin

Hazard – Real Madrid, takim përcaktues për të ardhmen e belgut

admin

Leave a Comment