SHOWBIZ

Festivali i Filmit në Berlin 2023, dokumentari francez “Sur l’Adamant” fitues i Ariut të Artë

Banner

Festivali i Filmit në Berlin mbylli siparin. Në një edicion po ashtu befasues, por më pak politik se zakonisht, ishte një dokumentar francez kushtuar problemeve të shëndetit mendor që u vlerësua me Ariun e Artë.

“Sur l’Adamant” i Nicolas Philibert triumfoi në këtë edicion të 73-të dhe që për 10 ditë tregoi një qytet “të uritur” për kinemanë. Në Berlin, sallat u mbushën me qindra mijëra njerëz që u vunë në radhë për të parë realizimet në garë.

Në fokus është Adamant, qendër kujdesi në Paris, për persona me çrregullime mendore. Regjisori Nicolas Philibert u shpreh:

“Njerëzit më të çmendur nuk janë ata që ne besojmë. Kufiri mes mjekëve dhe pacientëve është i mjegullt”.

Aktorja e njohur amerikane, Kristen Stewart kryesoi jurinë, përvojë që u përshkrua si “e paharrueshme” nga 32-vjeçarja.

“Filmat i shihnim gjithnjë bashkë, si juri. Duke i parë bashkë, dhurohej një energji fizike që rritej dhe kjo kishte rëndësi. Puna jonë lidhej me gjetjen e filmave që na bënin më shumë të reflektonim, jo më të mirët”.

Përkrah saj, Stewart pati aktoren iraniano-franceze Golshifteh Farahani, regjisorin rumun Radu Jude, producenten Francine Maisler, regjisoren gjermane Valeska Grisebach, atë spanjolle Carla Simón fituese e vitit të kaluar e Ariut të Artë për Alcaras, si dhe maestron mitik nga Hong Kongu, Johnnie To, i njohur si regjisor, skenarist e producent.

Çmimet e Edicionit të 73-të:

Ariu i Artë për Filmin më të Mirë: Sur l’Adamant i Nicolas Philibert

Ariu i Argjendtë Çmimi i Madh i Jurisë: Roter Himmel i Christian Petzol

Ariu i Argjendtë Çmimi i Jurisë: Mal viver i João Canijo

Ariu i Argjendtë për Regjinë më të Mirë: Philippe Garrel për Le grand chariot

Ariu i Argjendtë për Interpretimin më të Mirë: Sofia Otero për 20.000 Species of Bees

Ariu i Argjentë për Interpretimin më të Mirë në Rol Mbështetës: Thea Ehre në Bis ans Ende der Nacht

Ariu i Argjendtë për Skenarin më të Mirë: Angela Schanelec për Music

Ariu i Argjendtë për Kontributin më të Mirë Artistik: Hélène Louvart për Fotografinë e Disco Boy

Seksioni Encounters

Filmi më i mirë: Here i Bas Devos

Regjia më e mirë: El Echo i Tatiana Huevos

Çmimi Special i Jurisë: “Orlando, ma biographie politique” i Paul B. Preciado dhe Samsara i Lois Patiño

Çmimi për Veprën e Parë më të Mirë: The Klezmer Project i Leandro Koch and Paloma Schachmann

Çmimi për Dokumentarin më të Mirë: El Echo i Tatiana Huevo


Top Channel

Banner

Related posts

Ja si ndikon kafeja në lëkurë

admin

Depresioni sezonal mund të shfaqet edhe në pranverë, shkaqet dhe si ta përballoni

admin

Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë

admin

Leave a Comment