AKTUALE

Trieshi priti ballëhapur birin e tij Nik Gjeloshaj,dhe “Forumin Shqiptar”, prijësit e fitores më 5 Mars

Kandidati i “Forumit Shqiptar”, për zgjedhjet e 5 Marsit, Nik Gjeloshaj, ka takuar qytetarët e Trieshit, bashkë me prijësit tjerë të këtij koalicioni dhe të Listës zgjedhore që garon nën numrin 5, për të dhënë mesazhin e unitetit, mesazhin e punës e përkushtimit, projekteve dhe zhvillimit të Tuzit dhe Malësisë.

Malësia ka zot, ka gjuhë e flamur, Malësia ka bijat e bijtë e vet që i dalin zot kur i duhet për ta çuar përpara kauzën e barazisë, zhvillimit dhe perspektivës në këtë anë, sa tradicionale, as atdhetare.

Me kandidatin edhe për mandatin e dytë, Nik Gjeloshaj, ishin të pranishëm edhe krerët tjerë të koalicionit, kandidat të listës “Forumi Shqiptar”, të cilët paraqitën para qytetarëve të Trieshit, vizionin dhe strategjinë zhvillimore, premtimet dhe zotimet e pushtetit lokal për mirëqenien e Trieshasve, Tuzit dhe tërë Malësisë.

“Bashkim e Zhvillim” është formula e fitores, formula pas të cilës janë shqiptarët, për vete dhe fëmijët e vet, mirëqenie e kushte më të mira me perspektivë, është formula e “Forumit Shqiptar” që mbledh forcat politike shqiptare, për fitoren e 5 Marsit, fitoren e shqiptarëve për Tuzin e Malësinë dhe të gjithë qytetarët e kësaj ane pa dallim.

Në fjalën e rastit përpara banorëve të Trieshit kryetari i komunës së Tuzit,dhe bartës i listës së Forumit Shqiptarë,Nik Gjeloshaj tha,ideali ynë kombëtarë,dëshira për të zhvilluar Malësinë është ajo e cila na ka bërë bashkë partitë politike duke vu interesin e Malësisë mbi atë personal dhe partiak.

Nuk e kemi të nevojshme të përmendim investimet,dhe punën e realizuara sepse ata janë gjëra që qytetarët e Malësisë i shohin çdo ditë dhe vërejnë ndryshimin dhe zhvillim e Malësisë.Më e rëndësishme për tu përmendur është se ne kemi kthyer dinjitetin shqiptarë në Malësi dhe shpresën për të rinjtë e të rejat e këtij vendi,duke krijuar kushte për investitorë të huaj dhe krijimin e vendeve të punës për kuadrot tona të shkolluara që të japin kontributin e tyre për zhvillimin e vendit,tha Gjeloshaj.

Notën më të mirë për ne dhe punën tonë na e ka dhënë diaspora jonë,e cila kësaj radhe është katërfishuar,dhe ky është një mesazh shum i mirë për ne.Malësia dhe malësorët gjithmonë kanë pasur prioritet ruajtjen e identitetit tonë kombëtarë,dhe un sot shoh këtu atdhetarin tonë Nikollë Junçaj,me shokë që kanë ardhur nga Amerika për të ruajtur me laps identitetin tonë kombëtarë i cili në vitin 1999 ka marë pjesë dhe në luftën e Kosovës duke iu pëgjigjur kushtrimit të kombit gjithandej,theksoi Gjeloshaj.

Banner

Related posts

Prof. Dr. Sulejman Baki nga Fronti Europian bën thirrje për zgjedhje të qeta dhe pa ofendime

Gjyla Halili

Rishikimi i buxhetit, VLEN: BDI-ja vodhi hisen e shqiptarëve për 20 vite me radhë

Gjyla Halili

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës në New York

admin

Leave a Comment