Mijëra njerëz kanë protestuar në Berlinin qendror kundër dhënies së armëve Ukrainës.
Protestuesit i kërkonin qeverisë gjermane që të deeskalojë krizen duke hapur rrugë për negociata me presidentin rus, Vladimir Putin dhe jo duke bërë furnizime me armë.
Policia vlerësoi se ishin rreth 13,000 protestues kurse, organizatorët pretenduan se morën pjesë deri në 50,000. Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Gjermanisë.
Në një fjalim në protestë, Wagenknecht foli për “fillimin e një nisme të qytetarëve” dhe një “sinjal fillimi për një lëvizje të re, të fortë paqeje në Gjermani”.
Ajo tha se demonstruesit ishin bashkuar nga fakti se nuk ndiheshin të përfaqësuar nga qeveria e Olaf Scholz dhe ministrja e tij e jashtme Analena Baerbock lidhur me vendimin e tyre për t’i siguruar Ukrainës armë.
Protestuesit mbanin pankarta që lexonin: ‘Helmeta sot, tanke nesër, pasnesër djemtë tuaj,” duke iu referuar mënyrës se si qeveria e koalicionit ka rritur mbështetjen e saj ushtarake për Kievin, duke dhuruar fillimisht 5,000 helmeta dhe së fundmi duke pranuar të dërgojë tanke leopardi II të prodhuar në Gjermani.
Në pankarta të tjera shkruhej: “Ne jemi si skllevërit e luftës dhe luftënxitësit”, raporton The Guardian.
Norbert, një ish-ushtar, që nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, i cili mbante një banderolë që lexonte “Armiku i vërtetë ulet në Qytetin e Londrës dhe Nju Jorkut,” pretendonte se fuqitë financiare ishin pas luftës dhe nuk kishte interes që ajo të përfundonte. Ai tha se Gjermania nuk kishte të drejtë të merrte pjesë në një luftë tjetër, pas Luftës së Dytë Botërore.
Një grua e quajtur Edit, duke mbajtur një portret të madh të revolucionarit indian Mahatma Gandhi, tha: “Ne duhet të ndjekim shembullin e tij të rezistencës jo të dhunshme për t’i dhënë fund kësaj çmendurie.”
Një grup ukrainasish të mbështjellë me flamurin e vendit të tyre jashtë ambasadës ruse mbanin postera dhe sllogane që përfshinin, “Mosdorëzimi i armëve Ukrainës është ekuivalent me mbështetjen e genocidit”.
Roman Overko, nga qyteti ukrainas Iviv, i cili tani jeton në Berlin, tha se ideja për të negociuar është naive.
“Si mund të negociosh me këta armiq të njerëzimit? Nuk mund të flasësh me ta si njerëz normalë. Putin është një Hitleri i dytë”, tha ai.
Kujtojmë se janë bërë më shuëm së një vit që nga fillimi i luftës në Ukrainë ndërsa, luftimet e ashpëra ende vazhdojnë.