AKTUALE

“Edi Ramën do ta përcjellim në koshin e drejtësisë”, Berisha “karikon” demokratët: Opozitë do të thotë sakrificë, ndaj ta vazhdojmë betejën

Nga Gjirokastra, Sali Berisha ka inkurajuar demokratët që ta vazhdojnë betejën për largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe PS. Ai tha se Ramën ‘do ta përcjellin në koshin e drejtësisë”, ndërsa u bëri thirrje që të mos dekurajohen dhe ta vazhdojnë betejën.

“Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj propozoj ta vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Nuk duhet të dekurajoheni. Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre.

Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë. Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë. Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik. Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e dërrmojë këtë regjim.

Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë! Edi Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton!”, tha Berisha.

 

“Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush. Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes dhe e angazhon kundër opozitës. E angazhon me këshiltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro. Duke u thënë se do u heq nga blacklistimi. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm. Ndaj dhe ky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin.

Me revolucion ne përmbysëm monizmin që bazohej në doktrinën marksiste, me revolucion do përmbysim monizmin që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Me revolucion paqësor përmbysën monizmin e armatosur gjer në dhëmbë. Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën”, tha po ashtu kreu i PD.

Banner

Related posts

Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

Gjyla Halili

Tendenca për ta mbuluar aferën “Zdravo” pati deri diku sukses, kush do t’i mbuloj përgjimet tjera?

admin

Vjosa Park Kombëtar/Rama: Zhvillimi nuk kërkohet tek shfrytëzimi pa kriter i natyrës

admin

Leave a Comment