AKTUALE

Osmani para Këshillit të Sigurisë së OKB-së: Trupat ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina

Një vit nga pushtimi rus në Ukrainë, ministri i Jashtëm Bujar Osmani iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një debat të hapur për Ukrainën me temën “Forcimi i llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare”.

Në fjalimin e tij, ai iu referua edhe një herë mbështetjes sonë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ai fajësoi Rusinë për sulme të vazhdueshme në zonat urbane, duke i lënë civilët dhe qytetet pa qasje në nevojat themelore njerëzore.

“Hetimet e deritanishme në shumicën e qyteteve të sulmuara në Ukrainë çojnë në përfundimin se janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha Osmani, duke iu referuar abuzimit seksual dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave, që është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

“Autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë”, ka theksuar Osmani. Ai theksoi se si Kryesues dëshiron të theksojë “Mekanizmin e Moskës të OSBE-së si një burim i rëndësishëm, për të përcaktuar faktet për krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Kjo është me qëllim që krimet e kryera të paraqiten para mekanizmave përkatës të llogaridhënies, si dhe para gjykatave apo tribunaleve ndërkombëtare”, – tha Osmani.

Banner

Related posts

Arbër Ademi: Ka shumë aktorë, por faktor është një dhe i vetëm, rilindasi jonë, Ali Ahmeti!

Gjyla Halili

Sot takohen liderët e VLEN-it, Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje të pranushme për të gjithë

Gjyla Halili

Selami me rastin e 2 Prillit, dita botërore e Autizmit: Bota është me ngjyra dhe kjo na bën të jemi si ju

Gjyla Halili

Leave a Comment