AKTUALE

PDIU vendos të garojë e vetme në zgjedhjet lokale, Idrizi i përgjigjet Berishës

Banner

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka deklararuar se do të dalë në zgjedhjet vendore vetëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se nuk është kontaktuar asnjëherë nga asnjë palë e PD-së. Më tej, ai u kërkon të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e ‘Vorio Epirit

 

Postimi i plotë:

 

PDIU: Shqiptarët nuk duhet të votojnë Fredi Bejlerin produktin e marrëveshjes Berisha – Dule

 

PDIU : Është rregjistruar e vetme në këto zgjedhje

 

PDIU : Nuk është ftuar asnjëherë për bashkëpunim nga asnjë nga dy pjesët e PD-së

 

Në respekt të interesimit të mediave;

 

Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje.

 

theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.

 

PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.

 

Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.

 

PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.

 

Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.

Banner

Related posts

Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë

Gjyla Halili

Atmosferë festive për Pashkë nga Shoqata “Malësia” në Kaliforni

Gjyla Halili

Nga 15 nëntori, pajisje dimërore të detyrueshme për automjetet

Gjyla Halili

Leave a Comment