SPORT

Halaand jashtë formës, Guardiola e shpjegon arsyen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp, ka thënë se Erling Haaland nuk është fajtor për problemet në ndeshjet e fundit të skuadrës së “Qytetarëve”.

Guardiola deklaroi se futbollistët e tjerë të Cityt duhet ta gjejnë më shpesh Haalandin.

Që kur u bashkua me Cityn verën e kaluar nga Borussia e Dortmundit, Haaland ka shënuar jo më pak se 32 gola në të gjitha garat, por ka shënuar vetëm një në gjashtë ndeshjet e tij të fundit (golin e tretë në fitoren 3-1 kundër Arsenalit, në Premier League).

Në ndeshjen kundër Leipzigut, Haaland, 22 vjeç, gjuajti vetëm një herë në portë dhe e preku topin 22 herë. Leipzigu dhe City barazuan (1-1).

I njëjti rezultat që “Qytetarët” regjistruan në ndeshjen e fundit të Premier Legues, në shtëpinë e Nottingham Forestit.

“Është faji ynë. Erling ka qenë i mirë gjatë gjithë sezonit.  Kur mbaron një ndeshje, një sekondë më vonë, e di nëse ai ishte i përfshirë apo jo dhe kush duhet të përfshihej më shumë. Nuk kam nevojë për statistika, e di saktësisht”, ishin fjalët e trajnerit të Cityt.

Related posts

Festival i basketbollit në Rahovec, publikohet orari i ndeshjeve

admin

Reali dhe Barça po bëjnë garë të ashpër për Firminon

admin

Zyrtare: Djali i Ronaldinhos nënshkruan me Barcelonën

admin

Leave a Comment