AKTUALE

“Forumi Shqiptar” për zhvillim të gjithmbarshëm: Ura e Dinoshës projekti i radhës

Banner

Projekti i promovuar si prioritet i punës së ekzekutivit të komunës së Tuzit, të përfaqësuar nga “Forumi Shqiptar”, me numrin 5 në zgjedhjet e 5 Marsit, Ura e Dinoshës është projekt i radhës, projekt modern dhe shumë i domosdoshëm për këtë pjesë të Malësisë.

“Forumi Shqiptar”, në deklaratën e vet, ka theksuar se “Realizimi i këtij projekti do të përfaqësojë një tjetër triumf të vullnetit të popullit, i cili do të sjellë gëzim dhe mundësi të reja për të gjithë qytetarët tanë”.

Deklarata e plotë e “Forumit Shqiptar”:

Projekti ynë i radhës, i cili do të realizohet plotësisht dhe me sukses, është Ura e Dinoshës.
Meqënëse Ura e Dinoshës ishte projektuar nga të paditurit e PDS-së vetëm me një korsi, ne e ndërruam projektin dhe e bëmë me dy korsi, sepse me përfundimin e ndërtimit të rrugës për në Cem të Trieshit dhe hapjen e pikës së përbashkët kufitare mendojmë se kjo urë është një nevojë e madhe për qytetarët e Dinoshës, por edhe për udhëtime ndërkombëtare.
Realizimi i këtij projekti do të përfaqësojë një tjetër triumf të vullnetit të popullit, i cili do të sjellë gëzim dhe mundësi të reja për të gjithë qytetarët tanë.
Gjithashtu kjo urë do të ndikojë në përmirësimin dhe promovimin e turizmit dhe valorizimin e potencialëve dhe resurseve të shumta që Dinosha jonë zotëron. Malësia po zhvillohet në çdo cep. Bashkim e Zhvillim!

Banner

Related posts

Mot vjeshtor, vranët e me shi

admin

Visar Ganiu e sjell bërllokun nga Çairi para zyrave të Kryetares së Qytetit të Shkupit

Gjyla Halili

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Gjyla Halili

Leave a Comment