Lionel Messi dhe PSG ende nuk kanë arritur marrëveshje për nënshkrimin e kontratës së re.
Sipas Le Parisien, argjentinasi nuk do të marrë një vendim deri në ndeshjen e kthimit të 1/8 finaleve të Champions League me Bayernin. Pretendohet se një eliminim nga turneu mund ta shtyjë atë të largohet nga klubi.
Negociatat po zvarriten për shkak të pagës së sulmuesit 35-vjeçar. Messi merr 38 milionë euro në vit pas taksave dhe nuk ka ndërmend ta ulë këtë shumë.
Në 19 ndeshje këtë sezon në Ligue 1, argjentinasi ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 10 asistime.
Me gjithë dëshirën e madhe të katalonasve që ai të kthehet te Barcelona, për çka spekulimet u shtuan këtë javë pas qëndrimit në Barcelonë, gjithnjë e më shumë po flitet se ai mund të kalojë te skuadra e David Beckham, Inter Miami.