AKTUALE

Marsi që bashkon Epopenë çlirimtare të Jasharajve dhe fitoren elektorale të Malësorëve

Shkruajti:Gjyla Halili

24.03.2023 Tetovë

5 Marsi i sivjemë ka edhe një koincidencë të rastësishme, por shumë domethënëse në brendi, sepse kjo datë bashkon një Epope çlirimtare të Jasharajve dhe një fitore elektorale të Malësorëve.

Gjithmonë kur shqiptarët kanë vendosur vet për fatin e tyre, dhe kjo gjatë historisë ka ndodhur rrallë, e ardhmja e tyre ka qenë më e sigurt. Mjafton të shihet rruga e formimit të komunës së Tuzit dhe do të bindemi se vetëm bashkimi rreth një ideali i bëri shqiptarët të flasin me një zë. Kur kjo rrugë tash më është trasuar dhe kur shqiptarët janë bindur se vetëm bashkimi politik ua sjell edhe bashkimin kombëtar, atëherë nuk është aq vështirë të parashikojmë se si do të jetë disponimi politik në prag të zgjedhjeve të 5 Marsit. Shqiptarët e bashkuar në “Forumin Shqiptar”,sërish do dijnë ta drejtojnë barkën e tyre në drejtimin e duhur, për të arritur aty ku të gjithë mezi po presim ta shohim edhe njëherë Tuzin të buzqeshur me flamujt e fitores.
Shqiptarët në Mal të Zi kanë kaluar nëpër rrathë të shumtë të purgatorit politik, por pas shpalljes së Tuzit komunë, tiktaku i orës së shqiptarëve filloi të rrahë më ndyrshe. Kjo komunë tani është shtëpi dinjitoze e shqiptarëve, që mbron dhe avancon zhvillimin social e kulturor të tyre.
Por kjo nuk ndodhi rastësisht. Në krye të procesit u vu Nikë Gjeloshaj,veprimtar e atdhetar i devotshëm. Ai i priu listës së shqiptarëve të bashkuar dhe fituan. Ai si kryetar dëshmoi ndershmërinë në qeverisje, ekonomizim në shpenzime, rangimin sipas prioriteteve të çështjeve jetike të malësorëve, përparimin në fushën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës dhe tërë asaj që lehtëson jetën e malësorëve në komunën e Tuzit.

Nik Gjeloshaj, si kryetar i Tuzit, u bë flamurtar i Malësisë kudo që u gjend, në krye të Asamblesë shtoi projekte e buxhet, ndërtoi e aftësoi objekte me rëndësi publike, u vu në përkujdesje të arsimit dhe ndarjen e bursave, në vizita jashtë vendit ku u prit për herë të parë në Mëngjesin e Lutjeve,pritje madhështore nga diaspora në Amerikë. Pra, Kryetari Gjeloshaj përfaqësoi komunën si asnjë herë më parë, në dritën më të mirë.

Më 5 mars, malësorët janë sërish para një sfide, “Forumit Shqiptar” i cili bashkon vullnetin e shumicës shqiptare për një Tuz i cili edhe në mandatin e ardhshëm do të drejtohet me qeverisje të mirë, dhe përfaqësim meritor e dinjtoz për gjithë Malësinë.
5 Marsi i sivjemë ka edhe një koincidencë të rastësishme, por shumë domethënëse në brendi, sepse kjo datë bashkon një Epope çlirimtare të Jasharajve dhe një fitore elektorale të Malësorëve. Më 5 Mars historia sërish do të trokas në ndërgjegjen tonë për të zgjedhur ofertën më të mire, që kësaj radhe vjen përmes “Forumit Shqiptar”, me ekipin më të mirë që mund të nxjerrin malësorët dhe komuna e Tuzit, për betejën e pushtetit lokal në shërbim të Tuzit, Malësisë dhe krejt qytetarëve pa dallim!
Urime dhe shumë suksese në zgjedhjet lokale për “Forumin Shqiptar”!

Related posts

Lëvizja BESA mban kuvendin e degës në Saraj, konsolidon kryesinë e degës

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Asnjë komunitet i privilegjuar, të gjithë të barabartë, në shtetin e përbashkët.

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi pjesëmarrës në Konferencën e 60-të të Munihut për siguri

Gjyla Halili

Leave a Comment