Ish-kryeministri dhe politikani socialist Pandeli Majko ka mbërritur në Ukrainë.
I shoqëruar nga dy kolegët e PS-së, Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu, Majko ka publikuar disa foto nga vendi që është në luftë.
Majko gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe në parlament, ku kanë shpalosur flamurin shqiptar.
“Sot në Ukrainë, në parlament, në sesionin e posaçëm për përvjetorin e agresionit rus! Më pas, në Irpin ku masakra e luftës nuk ka fjalë ta shpjegoj…”, shkruan Majko.
Top Channel