SPORT

‘Fitore për Ukrainën’ – Shakhtar Donetsk fiton kundër francezve

Banner

Ekipi i futbollit i cili është larguar nga vendi i tij e që u përball me një eksod të lojtarëve, mori fitore mahnitëse kundër Rennes.

Por, fitorja e Shakhtar Donetsk ndaj francezëve të Rennes, bëri që ata të hyjnë në 16-shen e fundit të Ligës së Europës.

Pas fitores 5:4, ekipi tani do të luajë një ndeshje në Poloni dhe mund të përballet me klube të rënda si Arsenali dhe Roma.

Traineri i Shakhtar Donetsk, Igor Joviçeviç përshëndeti fitoren e cila vjen në përvjetorin e parë të pushtimit rus, si një “fitore për Ukrainën”.

“Ishte shumë e rëndësishme. Kjo ndeshje ishte për ju, Ukrainën, ishte për vendin tonë, për Ukrainën. Ne ishim në lojë deri në fund. Pothuajse mund të thuash se ne vdiqëm në fushë, se lamë krahët dhe këmbët atje. Kjo fitore është një shpërblim për punën tone”, tha Joviçeviç, raporton The Guardian.

Shakhtar Donetsk nuk kanë luajtur në Donetsk që nga prilli i vitit 2014, kur konflikti midis Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonet Donbas dhe Luhansk e detyroi ekipin të organizojë ndeshjet e ligës “në shtëpi”.

Ndeshjet e tyre evropiane luhen në terren neutral në Varshavë.

Banner

Related posts

Dy “yje” të Brazilit nuk grumbullohen nga trajneri Diniz

admin

Klopp flet me superlativa për sulmuesin portugez

admin

Messi jep sinjalin për largim nga PSG

admin

Leave a Comment