SHQIPËRI

Berisha në protestë: Rama kontraktoi si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar opozitën

Banner

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalëm nga protesta e thirru nga vetë ai para Parlamentit teksa po zhvillohet seanca plenare, ku nuk i ndali akuzat ndaj kryeministri Rama.

Bershia tha se Rama kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës dhe të demokracisë shqiptare.

“Rama realizoi 137 udhëtime me avion në dispozicion, kurse fëmijët tuaj largohen dhe vetëm largohen nga ky vend. Këta na mohojnë ne të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore, sepse aty do të dalin lakuriq siç janë, më të të zinj se zifti, në aferat e tyre. A mund të pranojmë ne, a mund të pranoni ju, a mund të pranojnë qytetarët shqiptarë, mohimin e kësaj të drejte themelore? Jo, kurrë!
Prandaj ne do bëjmë gjithçka për sanksionimin e saj. Ju jeni këtu në protestë dhe çdo shqiptar ju mbështet me shpirt e zemër, të gjithë ata që duan që vendi të ketë një opozitë të vërtetë.
Dhe që e panë se me aferën McGonigal, Edi Rama, lideri i vetëm në kontinent, kontraktoi si vrasës me pagesë, kryezbuluesin e SHBA, për të asgjësuar, për të përdorur fuqinë e institucionit të tij në asgjësimin e opozitës, de facto të demokracisë shqiptare. Kurrë nuk ka ekzistuar demokraci pa opozitë”- tha Sali Berisha.


Top Channel

Banner

Related posts

Veliaj inspekton punimet në shkollën e re “Bedri Llagami” në Vaqarr: Kushte më të mira për nxënësit; zaptimi i hapësirave publike ka marrë fund

admin

“Afera në clubet e Tiranës”/ Berisha: Rama do ta paraqesë Gonigal-in si turist seksi por kjo nuk do të ndodhë

admin

Sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, Tedi Blushi: Ngjarje e rëndë dhe e dënueshme

admin

Leave a Comment