AKTUALE

Nik Gjeloshaj propozon zonjën Tole Leka Berishaj për qytetare nderi e komunës së Tuzit:Puna e duarve të saj,ruajti traditën dhe kulturës tonë shqiptare

Kryetari i komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj sot i ka propozuar Kuvendit të Komunës së Tuzit nisjen e procedurës për ndarjen e Titullit Qytetar nderi Zonjës së nderuar Tole Leka Berishaj.

Këtë e ka bërë të ditur Gjeloshaj nëpërmjet një statuzi në faqen zyrtare të tij,i cili ka theksuar se ky titull i lartë do të ndahet për të treguar vlerësimin që ka Komuna e Tuzit për këtë zonjë të nderuar,e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e kulturës,traditës dhe veshjeve kombëtare,që ka punuar me shumë se 150 xhubleta.

Komuna e Tuzit ka treguar kujdes të veçantë për zhvillimin dhe promovimin e kulturës dhe aktiviteteve që janë zhvilluar në atë drejtim.

Ja postimi i plotë:

Me motivacion të lartë dhe entuziazëm i propozova Kuvendit të Komunës së Tuzit, nisjen e procedurës për ndarjen e Titullit Qytetar nderi për Zonjën e nderuar Tole Lekën Berishaj. Dua të theksoj se ky titull i lartë do të ndahet për të treguar vlerësimin që ka Komuna e Tuzit ndaj kësaj Zonje të nderuar.
Siç dihet, nder synimet kryesore të administratës sonë ka qenë çdo herë zhvillimi dhe promovimi i kulturës dhe aktiviteteve që do të zhvilloheshin në këtë drejtim.
Në këtë sferë jam i bindur se ia dolëm plotësisht, duke filluar nga panairi i librit dhe kolonia artistike e deri te shpallja e vitit 2023 si Viti i Xhubletës.
Kësisojit e shndërruam Tuzin në qender të ngjarjeve me karakter kulturor.
Ditën e sotme, një ikonë e xhubletês autoktone shqiptare, zonja e nderuar Tole Lekja Berishaj, feston ditëlindjen.
Referencë për teknikën dhe mjeshtërin e punimit kjo Zonjë e nderuar tani më në mosh u bë për shumë dekada me rrallë, promovuese dhe mbrojtëse e pasurisë sonë katërmijëvjeçare, si gjëja më e çmuar që kemi në fushën kulturore dhe etnografike, e cila ka punuar më shumë se 150 xhubleta, meriton të gjitha lëvdatat, respektin dhe mirënjohjen tonë, me ç” rast, tre vite më parë, Komuna e Tuzit i ndau mirënjohje për angazhimin e saj në ruajtjen e trashëgimisë kulturore me theks të veçantë tek xhubleta, kjo vlerë sa antike aqe e gjallë mes nesh.
Për shkak të punës së saj atdhetare dhe angazhimit të vazhdueshëm në ruajtjen e mjeshtris së punimit të xhubletës, shumëzimit të saj dhe vlerave kombëtare që ajo paraqet, për kontributin e saj të palodhshëm në promovimin e bukurisë dhe vlerës së xhubletës e dokumentuar si katërmijëvjeçare në vend, arealin kombetar si dhe mbarë botën, duke fituar se fundmi edhe statusin e mbrojtjes së UNESCO-s.

Prandaj këtë motivacion kam nderin të propozoj zonjën e nderuar Tole Lekja Berishaj për titullin e Qytetarit të nderit të komunës sonë.

Jemi krenarë që zonja e nderuar Tole Lekja është bashkëqytetare e jona dhe që puna e duarve të saj prej mjeshtres së madhe, ruajtën traditën dhe kulturën tonë të pasur shqiptare.
Ky titull do të ndahet këtë vite, pas ezaurimit të procedurave të parapara me datën 1 shtator-Ditën e Komunës së Tuzit.
Respekt dhe nderim i përjetshëm, duke i uruar që ta kemi edhe për shumë vite tjera në mesin tonë duke shijuar punën shumë me vlerë të saj!

Nik Gjeloshaj,
kryetar i komunës së Tuzit

Related posts

Në Shkup janë sanksionuar 197 shoferë, 93 për tejkalim shpejtësie

admin

Tre ditë zie për tra’gjedinë në Cetinje të Malit të Zi

Gjyla Halili

Ligji për energjetikë në lexim të dytë në Kuvend

Gjyla Halili

Leave a Comment