SHQIPËRI

Meta pjesë e protestës para Parlamentit: Dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij nga podiumi i protestës para Parlamentit tha se janë përjashtuar deputetë të nderuar për një fjalë.

Sipas Metës, kreu i qeverisë dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr për qytetarët.

Meta: Së bashku me sektin e tij, që i ka bërë dëme më shumë se çdo pushtues i huaj këtij vendi. Duhet t’u them një histori, sesi u katandis kështu ky parlament, që përjashtohen ata deputetë të nderuar për një fjalë gojë… Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte, e ka fshirë, dhe ndaj Shqipëria vuan nga kartonokracia.

Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”. ‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’., sepse ajo ishte zëri i fundit kundër që kishte mbetur në PS… ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse?  Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson.

Mos u habisni nëse do u japë urdhra deputetëve të PD që edhe një i vetëm deputet i PD të mos ngelet. Se edhe një i vetëm e tmerron se e tmerron e vërteta. E tmerron firmat që ka hedhur për të vjedhur miliarda, për të blerë McGonigal-ët, për të vrarë pluralizmin në Shqipëri. Dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët e ndershëm. Prandaj do të shkatërrojë pluralizmin. E kanë kuptuar dhe socialistët e ndershëm dhe idealistët. Nuk krahasohemi dot as më shtetin më të ri në rajon, Kosovën.

Kemi të bëjmë me një bandë që është deligjitimuar plotësisht. Kur ngrihet populli ngrihet llogaridhënia, bien çmimet. Ju deputetë të PS-së mblidhuni të mos keni një fat si PASOK-u. Sikur çdo demokrat dhe demokrate do të punonte me 1/5 e pasionit të tij nuk do të ngelej asnjë bashki në hartën e Shqipërisë të votonte për këta hajdutë.


Top Channel

Related posts

Përfundon godina e re në QS, Veliaj: Mbajtëm premtimin për abone falas dhe subvencionim 50% të kostos së konviktit

admin

PD me dy grupime, Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

admin

U shpall ‘non-grata’ nga Britania e Madhe/ Berisha e thotë në “Top Story”: Kam dokumentet me arsyet pse u shpalla, do i bëj publike

admin

Leave a Comment