AKTUALE

Diaspora solli 325 milionë euro

Shkup, 23 shkurt – Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në BE në vitin 2021 kanë dërguar në vendin tonë 325 milionë euro, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Gjithsej, nga anëtaret e BE-së përmes transferimeve personale në vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e Unionit janë dërguar 37,7 miliardë euro.

Njëkohësisht në BE si të ardhura nga jashtë janë derdhur 13 miliardë euro. Më së shumti rrjedhje ka nga Franca 12 miliardë euro, nga Italia 6.5, nga Spanja 6.3 dhe nga Gjermania 6,1 miliardë.

Nga vendet e rajonit, më së shumti në vendet e tyre dërguan kroatët 1.56 miliardë euro, pastaj mërgimtarët nga Bosnja dhe Hercegovina 1.47, bullgarët 1.15, diaspora  e Kosovës 1.12, ajo Shqipërisë 1.04 miliardë, grekët 812 milionë, malazezët 300 milionë euro. Daljet e eurove nga BE-ja tregojnë trend të vazhdueshëm të rritjes, dhe nga viti 2015 janë rritur për 47 për qind, që në vitin 2021 rezultoi me saldo negative për Unionin prej 24.7 miliardë euro.

Related posts

Destani: Ministrat e rinj të BDI-së ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë! Fabrika e veturave elektrike do të ndërtohet në Tetovë

admin

“Faleminderit për Zemrën e Madhe: Mesazhi i Agron Dedivanaj për Donatorët”

Gjyla Halili

Ahmeti iu dërgon letër liderëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Ju shkruaj me shqetësim të thellë, rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në RMV(LETRA)

Gjyla Halili

Leave a Comment