SHOWBIZ

Pak pasi u bë nënë Paris Hilton zbulon emrin e djalit të saj

Banner

Së fundmi, trashëgimtarja miliardere Paris Hilton ka zbuluar emrin e fëmijës së saj të parë dhe quhet Phoenix Barron Hilton.

Me anë të një postimi në Instagram Hilton njoftoi se ajo dhe bashkëshorti Carter Reum e quajtën djalin e tyre Phoenix.

“Ne vendosëm ta quajmë Phoenix. Phoenix ka disa pika të mira referimi të kulturës pop, por më e rëndësishmja, është zogu që digjet dhe më pas ngrihet nga hiri për të fluturuar përsëri. Unë dua që djali im të rritet duke e ditur se fatkeqësia dhe triumfi shkojnë përreth dhe vijnë rreth jetës sonë dhe se kjo duhet të na japë shpresë të madhe për të ardhmen”, tha Hilton.

 

Jo vetëm që emri Phoenix paska një kuptim shumë domëthënës, por Hilton tha se ajo zgjodhi emrin e tij të dytë për nder të gjyshit të saj të ndjerë, Barron Hilton. Hilton dhe bashkëshorti i saj mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, nëpërmjet një gruaje surrogate.

Bukuroshja dhe Reum u fejuan në shkurt 2021 pas më shumë se një viti lidhje dhe u martuan në një ceremoni martese në nëntor të atij viti. Pas martesës së saj me Carter Reum, trashëgimtarja miliardere është ndeshur shpeshherë me pyetjet se kur do të bëhet nënë.

Në një intervistë të fundit miliarderja shprehu se besonte se ishte aseksuale në fillim të të 20-tave, edhe pse kjo është diçka që nuk e ndau kurrë me askënd. Këtë e thotë sepse “i pëlqente vetëm puthja”, por jo edhe marrëdhëniet seksuale. 41-vjeçarja theksoi se, pavarësisht se konsiderohej seks simbol, çdo gjë seksuale e tmerronte atë. Kjo ishte një deklaratë befasuese që ajo vetë tani ka kërkuar ta shpjegojë.


Top Channel

Banner

Related posts

Ledion Liço kujton fillimet në Top Albania Radio, urimi për 25-vjetorin e radios revolucionare

admin

Ia nis këngës popullore në Gramsh, maestro flet për vazhdimësinë e karrierës: Jam bërë popullor…

admin

Nuk i punojnë kufjet, këngëtari ‘shkatërron’ skenën e Sanremos: Ndërhyn Gianni Morandi

admin

Leave a Comment