SPORT

Përfaqësuesja e Kosovës me fanella të reja

Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur marrëveshje me kompaninë italiane të veshjeve dhe pajisjeve sportive “ERREA”.

Sikurse edhe për shumë federata tjera të vogla në zhvillim, edhe bashkëpunimin e FFK-së me brendin e njohur “ERREA” e ka ndërmjetësuar UEFA, ashtu siç ka bërë edhe me Andorrën, Bjellorusinë, Qipron, Ishujt Faroe, Lihtenshtajnin, Luksemburgun, Maltën, San Marinon e Kazakistanin.

Partneriteti disavjeçar i UEFA-s me kompaninë “ERREA” e ka bërë më të lehtë negocimin e Kosovës, për të lidhur këtë marrëveshje, e cila do të jetë me kohëzgjatje deri në vitin 2026.

Veshjet dhe pajisjet tjera sportive të “ERREA”-s i plotësojnë standardet më të larta të dizajnit, cilësisë dhe komoditetit e gjithashtu pasqyrojnë një identitet të fortë kombëtar.

Marrëveshja përfshin furnizimin trevjeçar me të gjitha pajisjet sportive që i nevojiten ekipeve tona kombëtare në futboll.

Prezantimi i fanellave të reja të Kosovës do të bëhet së shpejti. Fanellat e reja kanë një dizajn modern e tërheqës, derisa janë krijuar me material cilësor, për të siguruar që ato të jenë të rehatshme për lojtarët gjatë ndeshjeve.

FFK shpreson se fanellat e reja do t’i sjellin fat Kombëtares në ciklin e ardhshëm kualifikues për Euro 2024.

Banner

Related posts

Dita afrohet, euforia ka filluar! Rivali i përbetuar do të gjunjëzohet në Tetovën heroike”

Gjyla Halili

Pas Ibras e Diazit, nga Milani mund të largohet edhe një lojtar ofanziv

admin

Short me fat, skuadrat e Superligës shqiptare mësojnë rivalët në turin e parë kualifikues të Conference League

admin

Leave a Comment