Një burrë nga Kalifornia që vizitoi parkun Disneyland në Anaheim për 2,995 ditë rresht u shpërblye me një certifikatë të rekordeve botërore Guinness.
Rekordet Botërore Guinness njoftuan se Jeff Reitz, fitoi rekordin për më shumë vizita të njëpasnjëshme në Disneyland. Vizitat ditore të 50-vjeçarit në Disneyland filluan në vitin 2012 dhe përfunduan vetëm pak nga numri 3,000, kur parku u mbyll për shkak të pandemisë COVID-19 në mars 2020.
Reitz, i cili shënoi udhëtimet e tij të përditshme në Disney në rrjetet sociale, filloi të merrte vëmendjen e mediave pas vizitës së tij të 60-të radhazi në park dhe ai u bë “kryefjala” e titujve ndërkombëtarë në vitin 2017, kur bëri vizitën e tij të 2000-të dhe u shpërblye me një çantë shpine plot me dhurata nga zyrtarët e Disney-t.
50-vjeçari u shpreh se ai nuk është kthyer në Disneyland që nga fillimi i pandemisë, por shpreson ta bëjë atë në kohë për festimet e 100-vjetorit të Disney këtë vit. Reitz tha për ‘Guinness World Records’: “Nuk e kam caktuar ende një datë kthimi, por tani mendoj se do të ishte vërtet argëtuese të kthehesha me certifikatën time të titullit të rekordeve botërore Guinness për të marrë fotografitë që fitova brenda Disneyland-it.”
Top Channel