AKTUALE

Obstruksionet e VMRO-DPMNE-së në Parlament, qytetarëve u kushton 55 mijë euro në ditë!

“Aktivitetet dhe kalkulimet tona politike nuk duhet t’i vendosim para interesave të qytetarëve dhe pikërisht këtë po bën opozita. Që qytetarët të jenë më të informuar, organizimi i seancës plenare në Parlament kushton rreth 55 mijë euro, paratë e qytetarëve”, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski në emissioni “Shtypi i mëngjesit”, informon PRESSonline.mk

Ai shtoi se opozita me zvarritjen e saj të papërgjegjshme dhe duke folur për gjithçka, sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj institucionit të Parlamentit dhe qytetarëve.

“Opozita po tenton të ndalojë punimet dhe punën e Parlamentit. Arsyeja për këtë është se në fund të vitit të kaluar lideri i tyre deklaroi se në shkurt do të ketë një shumicë të re dhe se do të shpërndahet Parlamenti dhe jo vetëm nuk ka shumicë të re, por është edhe shumica ekzistuese qeveritare në rritje”, tha Kaevski, përcjell PRESSonline.mk

Deputeti i LSDM-së tha se po vjen fundi i gënjeshtrave të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe për këtë po zvarritet puna e Parlamentit.

“Sot pritet të votohet shkarkimi i ministrave dhe nga nesër do të nisë diskutimi për emërimin e ministrave të rinj. Deri në fund të javës së ardhshme do ta përfundojmë procesin”, tha Kaevski. (PRESSonline.mk)

Banner

Related posts

“Fronti” në Gostivar/ Grubi: Spektakël, i bje pishman nëse s’vjen!

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Veting për ata që e kthyen shtetin në plaçkë për përfitime personale

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës e shënoi 29-vjetorin e ligjëratave të para

Gjyla Halili

Leave a Comment