AKTUALE

Kufiri Llojan-Miratoc, Grubi: Pjesa formale përfundoi, nesër nis rregullimi infrastrukturor

Pas nënshkrimit të protokollit me të cilën edhe zyrtarisht përfundon pjesa e stërzgjatur dhe shumë e vonuar e hapjes së vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se ky është një vendim i rëndësishëm jo vetëm për banorët e për banorët e zonës por edhe më gjerë, pasiqë do të shkurtojë udhëtimin edhe të vendeve përreth, të cilët pavarësisht afërsisë territorial kanë qenë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra për të arritur deri te pikat kufitare aktuale.

“Pjesa formale përfundoi sot, ndërsa nga nesër nis rregullimi infrastrukturor për të nisur me punë. Një vendim shumë i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës por edhe më gjerë, pasiqë do të shkurtojë udhëtimin edhe të vendeve përreth, të cilët pavarësisht afërsisë territorial kanë qenë të detyruar të udhëtojnë dhjetëra kilometra deri te pikat kufitare aktuale për shkak të lidhjeve familjare me Luginën e Preshevës por edhe për çështje tregtare”, ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Kuvendi do të mbajë seancën e 79-të plenare

admin

Siljanovska-Davkova: Kanë filluar bisedimet për përbërjen e re të Komisionit për Falje

Gjyla Halili

Fraksioni i BDI-së: Takim dhe vendime të ndërmara në mbledhjen tinzare të kryesisë së BDI-së

admin

Leave a Comment