AKTUALE

Forumi Shqiptarë:Flasim me vepra,rruga Tuz-Vllanë-Matagush prioritet në mandatin e ardhshëm

„Forumi Shqiptar“, ka ide dhe platformë për të ardhmen e Malësisë dhe komunës së Tuzit. Ndër projektet kapitale, të prezantuara nga partia që bashkon shqiptarët, për mirëqenien, për zhvillimin ekonomik, rruga Tuz-Vllanë-Matagush do të ndërtohet gjatë mandatit 2023-2027.

Rruga Tuz-Vllanë-Matagush, krijon lidhje më të mirë infrastrukturore për banorët e këtyre anëve, sepse, rruga rikrijon jetën, perspektivën, mobilitetin, këmbimin e shpejtë të vlerave dhe përmirëson mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Malësisë.

Ky projekt i “Forumit Shqiptar” si prioritet, e vë qytetarin në fokus, e vë malësorin në rend të parë, standardi i tij, jeta e tij në shtëpitë e veta, andaj, kjo i jep shumë moral fitores së madhe më 5 mars, fitores me votë unike të shqiptarëve, duke shënuar fitoren e madhe të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Qytetarët po e shohin qartë se kjo administratë për 4 vite ka punuar më shumë se sa kanë bërë pushtetet e mëparshme gjatë 30 viteve të fundit dhe prandaj zgjedhja se cilin numer duhet rrethuar më 5 mars do të jetë shumë e lehtë.

Forumi shqiptar
Bashkim e Zhvillim
Voti nr. 5

Banner

Related posts

Princ Leka: Sot shënojmë histori, në Maqedoninë e Veriut kemi Kryeministër shqiptar

Gjyla Halili

Memeti dhe Nuhiu: Përfshirja e komuniteteve më të vogla në koalicion do të sjellë një rikonfigurim politik pozitiv në vend

Gjyla Halili

Deri më 30 nëntor të këtij viti në buxhetin shtetëror nga tatimet dhe kontributet janë grumbulluar 3,97 miliardë euro

Gjyla Halili

Leave a Comment