SPORT

Vdes ish-hendbollisti i njohur kosovar

Ditën e sotme ka vdekur ish-hendbollisti kosovar, Hysni Qerimi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës.

”Sot ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish lojtar i KH VJOSA, pastaj trajner i gjeneratës së artë të Hendbollit Shtimjan, arsimtar i edukatës fizike dhe promotor sportit te gjeneratat e reja”.

“Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos në konkurrencën e femrave, ku në vitin 1993 (pas 17 vite) riaktivizoj klubin e femrave “VJOSA” në kuadër të shkollës së Hendbollit”.

“Me vdekjen e tij KH Vjosa humbi një anëtarë të devotshëm, Federata e Hendbollit një aktivist kurse qyteti i Shtimes humbi një pedagog e punëtor sportiv”.

“FHK i shpreh ngushëllime të sinqerta KH Vjosa, qytetit të Shtimes dhe familjes Qerimi”, thuhet në njoftim.

Banner

Related posts

Konfirmohet edhe nga PSG, përfundon edicioni për Neymarin

admin

“Çdo 15 ditë në Itali për lojtarët, por edhe për ushqimin e kafen”, Silvinjo u tregon italianëve ambiciet kuqezi: Tani nuk po mendoj për EURO 2024

admin

Gati firma me mesfushorin 21-vjeçar

admin

Leave a Comment