KOSOVË

Policia malazeze dyshohet se keqtrajtoi një shqiptar – Abazoviq: Ka edhe anë tjetër të medaljes

Banner

Në media është duke qarkulluar një video ku shihet se si një person keqtrajtohet nga Policia kufitare në Mal të Zi.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq  tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviq, raporton REL.

Policia malazeze tha se pamjet e “keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar”, të publikuara më 21 shkurt, i referohen një ngjarjeje të 15 janarit në pikën kufitare të Sukobinës.

Policia tha se po heton punonjësit e saj në lidhje me incidentin.

Partia shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, tha se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Milo nuk deshi të prononcohet lidhur me këtë rast, duke thënë shkurtimisht se “po e ndjek në rrugë institucionale”.

Abazoviq tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

“Derisa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, grafitë, nacionalizëm, tensione, një atmosferë të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, pakicat”, tha Abazoviq.

Incidenti nxiti reagime të furishme në Mal të Zi, sidomos nga partitë shqiptare.

Të mërkurën reagoi edhe kreu i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, duke pyetur se a duhet t’i vijë turp që ka pasaportë malazeze.

Banner

Related posts

Dy gra janë dëshmitare? Mediat greke me informacione të reja rreth vrasjes së Orhan Bajramit-Oki

admin

TV21 në Beograd/ Shumë qytetarë ndezin qirinj dhe vendosin lule në vendin e ngjarjes ku një 14 vjeçar vrau 8 shokët e tij të shkollës (video)

admin

Kam frikë nga konflikti, Kurti ëndërron të jetë Zelensky

admin

Leave a Comment