SHQIPËRI

“Mora ftesë nga SPAK”, Meta: Deklarova si person që mund të ketë dijeni për çështjen ÇEZ-DIA! Nuk kam asnjë lidhje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Meta e kaloi pragun e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:20, ndërsa ishte i pa shoqëruar nga avokati dhe aktualisht po jep deklaratën e tij.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta tha se ka sjellë dhjetëra denoncime në SPAK kundër korrupsionit.

“Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit,” deklaroi Meta para se të futej në godinë.

Ilir Meta u vendos në qendër të disa kallëzimeve nga ish deputeti Halit Valteri, i cili depozitoi në SPAK “dosjen e lobimit”. Kjo çështje i ra ish-kreut të SPAK, Arben Kraja, ndërsa vijon të jetë në pritje për shkak të letërporosive të dërguara në disa shtete.

Emri i Metës lakohet edhe në dosjen e CEZ-DIA, ku i vetmi i dënuar nga kjo çështje është Kastriot Ismailaj, me 11 vite burg për akuzën e mashtrimit.

Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi gjithashtu kanë depozituar në SPAK dosje për aferat e inceneratorëve.


Top Channel

Banner

Related posts

Berisha në seli për mbledhjen me grupin, Meta i shkon në zyrë

admin

Dy pushues nga Kosova rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, një 30-vjeçare në gjendje të rëndë

admin

Veliaj: Mandatin e ardhshëm, të gjithë kontenierët e mbetjeve në zonën e qendrës do të futen nëntokë

admin

Leave a Comment