AKTUALE

“Riaktivizohet sa herë rilindja është në krizë”, Meta: Skam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat foli për paraqitjen e tij në SPAK. Meta u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA.

“Janë me dhjetëra kallëzime të mia për çështje konkrete, për ligje me porosi për denoncimit e Kuvendit që u falsifikua firma. Sot kuptova që kishte të bënte me çështje Cez dhe CezDiaz. Kjo është stërpërsëritur dhe aktivizohet sa herë rilindja është në krizë. Por unë tregoj modelin tim në raport me transparencën dhe që duhet të tregojë çdo qytetar që ka përgjegjësi. Jam përgjigjur më shumë përgjegjësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Kam dhënë sqarime sqaruese që kur është rihapur kjo çështja në publik. Që kur doli që manipulonte të dhëna të procesit të arbitrazhit. U përgënjeshtruan të gjitha mediat që kishin përfshirë me pa të drejtë emri e kryetarit të parlamanetit në atë kohë, Ilir Meta sikur kishte përfituar. Ky është përgënjeshtrim i botuar në faqen e kryeministrisë me vetë bekimin e Endri Fugës. Mund të them ato gjera që i thash dhe atje dhe që janë thënë. Ilir Meta nuk ka lidhje me procesin e privatizimit të Cezit. Skam asnjë lidhje me marrëveshjesh Cez-DIA”, tha Meta, duke shtuar: “Gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë që kam qenë, nga fundi i shtatorit deri në janar, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar nga qeveria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme  për mungesën e performancës së tyre dhe për shkak të situatës së investimeve. Në dhjetor, pasi ERE mori një vendim, institucion i pavarur, që varej nga Kuvendi, ku favorizohej CEZ, që të shiste energji më lirë CEZ, ministria e Ekonomisë e ka kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESHI-t Engjëll Zeqo i ka kundërshtuar, përplasja ka qenë aq e fortë sa më pas ish-kryetari i ERE-s dha dorëheqje.”

 

 

Ndër të tjera theksoi se kjo çështje kthehet në qendër të vëmendjes sa herë që ‘rilindja’ është në krizë.

 

“S’mund të ftohem sot për asnjë akt timin, për asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar për atë periudhë. Po, padyshim u pyeta. Nëse drejtësia të kërkon të pyetesh, s’mund t’i shmangem. Ajo që mund t’ju them është se pa asnjë diskutim, nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar”, u shpreh Meta.

Related posts

ZZHT distancohet nga mosrealizimi i fabrikës për veturat elektrike: “Dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj“

Gjyla Halili

Fronti Europian në Gostivar/ Xhaferi: Më 24 prill dhe 8 maj, qytetarët do t’i thonë Jo Rusisë dhe Po Europës!

Gjyla Halili

Kovaçevski: Vendimi i Gjykatës në Strasburg është fitore për shtetin dhe drejtësinë

admin

Leave a Comment