Tifozja kroate Ivana Knoll, e cila u bë e njohur falë Botërorit 2022, vazhdon të tërheqë vëmendjen e botës së futbollit. Pas Kupës së Botës, ajo filloi të jepte rregullisht intervista për mediat sportive, më pas ajo pranoi se ishte një fanse e Cristiano Ronaldos dhe javën e kaluar tregoi se cilin klub mbështet.
U bë e ditur se kroatja simpatike mbështet Arsenalin. Ivanna shkoi në “Emirates” në ndeshjen kundër Manchester City (1-3) duke pozuar me uniformën e klubit londinez.
Vajza ka postuar në rrjetin social një postim me foton e saj me bluzën e Arsenalit dhe mbishkrimin: “Faleminderit, Arsenal. Jam shumë e lumtur që jam këtu sonte”.