KOSOVË

Bjegoviq: Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje derisa të zgjidhet çështja e Asociacionit

Banner

Eksperti i sigurisë, Miroslav Bjegoviq, ka thënë se Serbia nuk do të pranojë asnjë marrëveshje derisa të zgjidhet dispozita kryesore e Marrëveshjes së Brukselit, e cila nënkupton formimin Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ai ka thënë se në kuadër të konferencës së Mynihut është biseduar edhe për Kosovën ku, siç tha ai, BE-ja ka tentuar të imponojë një zgjidhje që nuk është e pranueshme për Serbinë dhe që nënkupton lejen e Serbisë që Kosova të pranohet në OKB.

Ai shtoi se Serbia nuk është e detyruar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, sepse ajo nuk është anëtare e BE-së dhe për këtë arsye nuk ka asnjë detyrim që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me të sajën.

Bjegoviq po ashtu tha se presioni ndaj Serbisë do të jetë gjithnjë e më i fortë dhe se BE-ja mund ta kushtëzojë Serbinë të tërheqë investimet dhe të anulojë regjimin pa viza, nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë, raporton Tanjug.

Banner

Related posts

Senatorët kërkesë Bidenit të bëjë prioritet situatën në Kosovë

admin

Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

admin

I nxehtë ekstrem në Turqi, termometri shënon 49 gradë

admin

Leave a Comment