BOTA

6 të vdekur nga tërmeti 6.4 ballë në Hatay

Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë mëngjesin e 6 shkurtit, ditën e djeshme vendi u godit nga dy tërmete të tjera të fuqishme.

6 persona kanë humbur jetën ndërsa 680 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8.

Sipas informacioneve të marra nga AFAD, në orën 20:04 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë Hatay Defne.

Thellësia e tërmetit është përcaktuar në 16.74 kilometra. Ndërkohë që tërmeti është ndjerë i fortë, qytetarët i ka zënë paniku.

Pas tërmetit 6.4 ballë, një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur këtë herë në rrethin Samandag të Hatay në orën 20:07.

Thellësia e tërmetit 5.8 u përcaktua 7 kilometra. Ekipet po hetojnë nëse ka persona që janë nën rrënoja pas tërmetit të rëndë, raporton CNNTURK.

Banner

Related posts

Dy të rinjtë shqiptarë humbin jetën në aksident në Kanada

Gjyla Halili

Një transgjinore 22-vjeçare fiton “Miss Universe Holandë 2023”

admin

Për herë të parë në 30 vjet! Rusia anulon shfaqjen ajrore ndërkombëtare

admin

Leave a Comment