SHOWBIZ

I biri i presidentit arrestohet për shkatërrimin e makinave në festën në kryeqytet (fotot)

Një nga bijtë e ish-presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, është arrestuar për dëmtime prone gjatë një feste në kryeqytetin Harare.

Robert Mugabe junior, i cili besohet se është 31 vjeç, akuzohet për shkatërrim të disa makinave dhe pronave të tjera në fundjavë.

Ai u arrestua pas një ankese nga miku i tij Sindiso Nkatazo, gjithashtu 31 vjeç, tha policia në një koment në rrjetet sociale.

I akuzuari, i cili është djali i dytë i ish-presidentit me të venë e tij Grace, nuk ka komentuar mbi çështjen.

Policia tha se vlera e dëmeve të shkaktuara prej tij arrinte në $12,000.

Rrjeti vendas ZimLive postonte një video të zotit Mugabe Junior duke hyrë në gjykatën e Harare i ndjekur nga një grup njerëzish, teksa të tjerë i bënin foto.

Ish-Presidenti Robert Mugabe vdiq në vitin 2019 në moshën 95 vjeçare, dy vjet pasi u shtrëngua të jepte dorëheqjen pas 37 vjetësh në pushtet.

Mugabe u zëvendësua nga ish-krahu i tij i djathtë Emmerson Mnangagwa.