SHQIPËRI

42-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni/ Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Tokyo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21 deri në 25 Shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy Shqipëri- Japoni.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera.

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë z. Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

Dy vendet  ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë.


Top Channel

Banner

Related posts

Alibeaj mbledh Grupin dhe Kryesinë/ Fton kandidatët e Berishës të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së. Tabaku: Basha është e shkuara

admin

Edi Rama nesër e pret presidenten Osmani në drekë zyrtare

admin

Vuçiq sot fillimisht takohet me ambasadorin rus, e më pas me ambasadorët e vendeve të QUINT-it

admin

Leave a Comment