AKTUALE

Grubi ka dhënë dorëheqjen Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mbrëmë ka bërë të ditur banorëve në Fushë Topanë gjatë takimit se dorëheqjen ia ka dorëzuar kreut të BDI-së Ali Ahmeti që ditën e parë pasi u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik.

“Unë dhe Bujar Osmani, nëse Ali Ahmeti na thotë të shkojmë në shtëpi, nuk e diskutojmë aspak fjalën e tij. I kam dhënë dorëheqjen që në ditën e parë që jam zyrtarizuar, fjala e tij është fjala e fundit për mua”, u tha Grubi banorëve në Çair.

Sipas Grubit, Ali Ahmeti ka bërë maksimumin për Çairin.

Ahmeti bëri çmos për Çairin dhe të gjithë kapitalin politik e investoi në Çair. Ai mund ta dërgonte “Skënderbeun” në Tetovë, Universiteti “Nënë Tereza” do ta kishte shumë më të lehtë ta çonte në Kërçovë, por politika e tij ishte fuqizimi i shqiptarëve të Shkupit dhe kthimi i politikës në Shkup dhe kjo ju shqetëson”. tha ndër të tjera Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë, ministri i Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të BDI-së pas takimit me banorët thanë se Çairi është me Ali Ahmetin dhe BDI-në.

Related posts

BDI: Drejtoresha e Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair detyroi punonjësit të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it

Gjyla Halili

Kuka: Nëntë medalje të arta, ishte befasi edhe për mua

admin

KOKË MË KOKË TË MËDHENJTË E KOMBIT, ALI AHMETI E FATMIR SEJDIU

Gjyla Halili

Leave a Comment