AKTUALE

ECONLIT 2023/ Bekteshi: Bëjmë përpjekje dhe strategji për masa të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e Edukimit Ekonomik

“Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria duke u nisur nga bashkëpunimi i ngushtë me universitetet po bëjmë përpjekje dhe strategji për masa të ndryshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e Edukimit Ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kohë krizash duke marrë parasysh që, jo vetëm RMV por edhe vendet e tjera nga rajoni dhe Bota po ballafaqohemi me rritjen e çmimeve edhe me krizën energjetike dhe është shumë me rëndësi duke filluar që nga amvisëritë, familjet tona, por edhe në nivelet më të larta që të kemi informata sa më shumë në ballafaqimin me krizën ekonomike, me të vetmin qëllim që të ruajmē standartin jetësor të qytetarëve, por që të ndikoj pastaj edhe në zhvillimin ekonomik të vendit” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë Konferencës së sotme #ECONLIT2023, kushtuar Edukimit Ekonomik, e cila u organizua nga Instituti Alternativa Liberale ne bashkepunim me Economic Fundamentals Initiative nga SHBA.

Bekteshi theksoi se iniciativa të tilla çdoherë do ta kenë përkrahjen nga Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria dhe pikërisht ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe me institucionet tjera të cilat do të ndikojnë në edukimin e masës në përgjithësi dhe jo vetëm të atyre tē cilët drejtpërdrejt merren me çështjet ekonomike.

Në kuadër të dialogut privato-publik i cili funksionon në Qeveri ku marrin pjesë akademik dhe ekspert të ekonomisë edhe gjatë kohës së pandemisë edhe krizës energjetike, të gjitha masat, të gjitha politikat qeveritare janë bërë në koordinim të plotë me akademinë, universitetet, odat ekonomike dhe qëllimi i Ministrisë së Ekonomisë është që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të thellohet me të vetmin qëllim që të ndihmohen kompanitë vendore, por edhe iniciativat e këtilla të cilat në mënyrë indirekte do të ndikojnë në edukim të tillë i cili pastaj do të ketë ndikim pozitiv edhe në masën e popullatës në vend” – tha ministri Bekteshi.

“Përshëndes Institutin për iniciativën dhe organizimin e një Konference kaq të rëndësishme, të nevojshme dhe aktuale, rëndësinë e së cilës e rritë edhe prezenca e Ministrit të Ekonomisë. Se sa është e rëndësishme kjo konferencë, mund te them se edhe jemi vonuar në këtë drejtim për arsye se  me ndyshimet e ekonomisë, të strukturës ekonomike ndryshojnë edhe nevojat për dije të reja qofshin ato formale dhe jo formale” – tha rektori i UEJL-së, akademik Abdylmenaf Bexheti.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale, Orhan Ceka potencoi se Konferenca e sotshme #ECONLIT2023 është hapi i parë i projektit Edukimi Ekonomik i cili do jetë një projekt që ka fillu me implementin por që do të jetë afatgjatë. Në Konferenc do ti fillojmë diskutimet se ku qëndron Maqedonia e Veriut ne Edukimin Ekonomik, por në konceptin jo vetëm të edukimit ekonomik profesional, por për të gjithë masën.

Related posts

Agron Dedivanaj falenderon shoqatat që mbështetën darkën për mbledhje fondesh të organizuar nga shoqata “Jehona e Malësisë”

Gjyla Halili

Fraksioni i BDI informon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat

admin

Takimi Xhaferi – Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të përkushtuara për integrimin euroatlantik

Gjyla Halili

Leave a Comment