AKTUALE

Agron Dedivanaj:Votën për Malësinë jua kemi borxh fëmijëve tanë

Nga:Agron Dedivanaj-Sekretar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

Zgjedhjet lokale në Malësi janë vetëm pakë javë largë, dhe retorika dhe temperatura politike është rritur dukshëm. Kjo duket në faqet elektronike, në aktivitetet elektorale të subjekteve politike, në debate dhe diskutime brenda dhe jashtë Malësisë.
Shtrohet pyetja se pse këto zgjedhje janë kaqë jetike për të ardhmën e vendit?
Partitë politike mund të bëjnë shumë përgaditje politike, mediat mund të perpiqën t’u fabrikojn propaganda të shumëllojshme, mund të bëhën monitorime të ndryshme, por këto nuk mund të bien rezultate konkrete të zgjedhjeve.
Vetëm ju votues Malësor mund të përcaktoni të ardhmën e ndritur për Malësin dhe qytetarët e saj. Vota juaj simbolizon fjalën tuaj të lirë, simbolizon ëndrrat tuaja, simbolizon fatin e jetës dhe fëmijëve tuaj.
Ky është një mësim demokratik që çdo Malësor duhet ta ketë para sysh kur i drejtohet kutisë së votimit të 5 Marsit.
Misioni I çdo Malësori në këto zgjedhje duhet të jetë dalja në votime, hedhja e votës dhe mbrojtja e saj.
Çdo votues që zgjedh të mos votoj Forumin e Bashkimit të Partive Shqiptare, I bënë një nderë gjithë atyre që nuk u bëhet vonë për Malësorët, pasi që Malësia për ta nuk është e Malësorëve, është e tyre.
Nuk ia keni borxh vetëm vehtes apo historisë, ia keni borxh fëmijëve tuaj që nuk duhet të rritën nën okupimin e një pushteti të huaj, por nën udhëheqjen e administratorëve Shqipëtarë dhe të lirë.
Zgjedhjet e 5 Marsit janë midis Bashkimit të Partive Shqiptare që duan të ndërtojnë demokraci dhe atyre që duan të shofin dështim, atyre që duan drejtësi dhe atyre që ushqehen me krim, atyre që u dhimbset Malësia dhe Shqiptarët dhe atyre që nuk u bëhet vonë as për familjen e tyre, atyre që duan ta shofin Malësinë e varfër dhe atyre që duan ta shofin Malësinë e ngritur për nga ekonomia, kultura dhe arsimi, atyre që duan të punojnë e ndërtojnë me djersën e tyre dhe atyre që duan të pasurohen mbi fatëkeqësinë e Malësorëve.
Para 4 viteve keni qënë ju që i keni jetuar dhe vuajtur të githa, keni qënë ju që keni përtypur dhe ripërtypur propagandën e të gjitha organeve dhe cenzurave të ndryshme, keni qënë ju që jeni përballur me premtime boshe dhe gënjeshtra dita për ditë.
Prandaj edhe kësaj here sikurse herën e fundit, nuk keni nevoj të ndigjoni as njeri, pasi keni qënë ju vetë që e keni perjetuar punën, suksesin, aktivitetin, mbështetjen tuaj, ndertimin e vëndit, ngritjen e nivelit kulturor, edukativ, arsimor, të ombrelles së bashkimit të partive dhe krejt administrates Shqiptare si një shëmbull I suksesit edhe për krejt rajonin.
Shkoni drejt kutive të votimit dhe votoni vetvehtën, ndërgjegjën t’uaj, identitetin t’uaj.
Zgjedhjet e 5 Marsit vetëm ju mund t’i humbni dhe vetëm ju mund t’i fitoni.

Related posts

Micotakis: Çfarëdo lloj anashkalimi i Marrëveshjes së Prespës do të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet bilaterale edhe në rrugën e Shkupit drejt BE-së

Gjyla Halili

VMRO: LSDM s’mund të sjellë fabrikë për vetura plastike të fëmijëve, e le më për vetura elektrike

Gjyla Halili

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Gjyla Halili

Leave a Comment