Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken paralajmëroi diplomatin e lartë kinez se SHBA nuk do të tolerojë shkeljet e hapësirës së saj ajrore pasi një tullumbace spiune kineze fluturoi mbi Amerikën e Veriut e që nuk erdhi asnjë kërkim falje nga Pekini.
Blinken u takua me Wang Yi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Ky ishte takimi i parë ballë për ballë e administratës amerikane me qeveritarët kinez që kur balona kineze u zbuluan në fillim të këtij muaji dhe u rrëzua nga ushtria amerikane në brigjet e Karolinës së Jugut.
“Ne jemi shumë të shqetësuar se Kina po konsideron dhënien e mbështetjes vdekjeprurëse Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës dhe unë e bëra të qartë se kjo do të kishte pasoja serioze në marrëdhënien tonë,” tha Blinken në intervistën e NBC.
Blinken paralajmëroi gjithashtu Pekinin rreth “pasojave në qoftë se Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ose ndihmë me evazion sanksionesh sistematike”, raporton Politico.
Për rrëzimin e balonës në fjalë, Wang thotë se kjo lëvizje nuk ka treguar fuqinë SHBA-ve , por përkundrazi ka treguar një shkelje ligjore ndërkombëtare në shkatërrimin e objektit me një raketë të lëshuar nga një avion luftarak amerikan.
Pekini thotë se balona e pretenduar nga SHBA ishte thjesht një aeroplan i gabuar civil i përdorur kryesisht për kërkime meteorologjike që doli nga kontrolli për shkak të erërave dhe kishte vetëm aftësi të kufizuara vetëdrejtuese.
Wang akuzoi gjithashtu SHBA-në për mohimin e përparimeve ekonomike të Kinës dhe se kërkon të pengojë zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Këto riaktivitete sugjerojnë se asnjëra palë nuk është gati të marrë hapa për të lëvizur përtej incidentit të balonës spiune me qëllim që të flasin dhe zbusin marrëdhëniet e tyre të tensionuara.