SPORT

Zidane te Juventusi, flet vetë trajneri francez

Fillimi i sezonit nën pritshmëritë, largimi i hershëm nga Champions League dhe procedurat e komplikuara ligjore që komprometuan përparimin e tij në kampionat nuk i sigurojnë të ardhmen Massimiliano Allegrit në krye të Juventusit.

Zinedine Zidane është padyshim një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar trajnerin italan. Tifozët e Juventusit ëndërrojnë rikthimin e tij në Torino, por operacioni nuk ka mundur të realizohet kurrë. A është kjo koha e duhur?

Ish-trajneri i Real Madridit ka qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë dhe sipas zërave të fundit, ai është favorit për të zëvendësuar Galtier në bankinën e Paris Saint Germain.

Trajneri francez ka lëshuar disa deklarata në mikrofonat e Le Figaro, si më poshtë:

“Kthimi në bankinë është qëllimi im. Sot kam kohë të lirë por nuk e di sa do të zgjasë. Ndoshta kam kohë deri në qershor, por mund të ndodhë shumë shpejt që të rikthehem në bankinë”.

Related posts

Sneijder tregon momentin interesant të Mourinhos me Materazzin

admin

Skuadra shqiptare mobilizon forcat ndaj Vardarit, trajneri shpreh optimizmin

admin

Mbappe do të nënshkruajë me Realin?

admin

Leave a Comment