AKTUALE

Bëmat e veta, VMRO-ja i kërkon te të tjerët!

-Çdo krahasim midis pushtetit të VMRO-së dhe qeverisë aktuale, janë si qielli me tokën. Fraza “shtet i robëruar” nuk lindi rastësisht, sepse një VMRO që veten e shiste si patriotike, ia kishte zënë frymën shtetit në çdo fushë: mediat e korruptuara me paratë që i jepte nga buxheti, ndërkaq ato kritiket i mbyllte(ku është sot TVA1-shi?!), gjyqësinë e korruptuar dhe shndërruar kur fuste në burg pronarë mediash dhe gjykonte për një fjalë goje(kujtoni “fitoret” gjyqësore të Gruevskit ndaj atyre që i akuzonte për shpifje për gjërat që ishin të njohura publikisht!), duke përfshirë këtu edhe “menaxhmentin identitar”, që shkaktonte qëllimshëm telashe me Greqinë, që zaten ishte një ushqim shpirtëror për publikun e manipuluar…Për korrupsionin, as të mos flasim! Një parti që s’e ka pastruar oborrin nga llumi i vet, hidhet në oborrin e fqinjit! Që pisllëqet e veta, t’i hedhë atje.

/Editorial i portalit indeks.mk/

Të jesh opozitar nuk është lehtë, ky është halli I VMRO-DPMNE-së. Më keq se kjo, është kur në opozitë të kanë çuar bëmat të cilat janë paketuar si patriotizëm, e në të vërtetë, është fjala për korrupsion përmasash “epike”, që publiku i zbuloi më në fund! Dhe kur një parti e tillë me hipoteka të tilla të mban nasihat, ose me fjalë tjera, akuzon të tjerët për gjërat që i ka bërë vetë, dhe prej së cilës ende as është pastruar, e as është distancuar, atëherë s’mbetet gjë tjetër pos të konstatosh se deri ku shkon hipokrizia. VMRO-ja për këtë nuk e ka ndërmend të skuqet, edhe pse publiku i mban mend mire “përqindjet” e përfolura në përgjime, dhe që ato të mos harrohen aq lehtë, ia kujtojnë një sërë gjykimesh të ish-funksionarëve të kësaj partie që ende janë në procedurë e sipër. Një parti që s’e ka pastruar oborrin nga llumi i vet, hidhet në oborrin e fqinjit! Që pisllëqet e veta, t’i hedhin atje.

Çdo krahasim midis pushtetit të VMRO-së dhe qeverisë aktuale, janë si qielli me tokën. Fraza “shtet i robëruar” nuk lindi rastësisht, sepse një VMRO që veten e shiste si patriotike, ia kishte zënë frymën shtetit në çdo fushë: mediat e korruptuara me paratë që i jepte nga buxheti, ndërkaq ato kritiket i mbyllte(ku është sot TVA1-shi?!), gjyqësinë e korruptuar dhe shndërruar në shërbetore të qëllimeve të veta ku fuste pronarë mediash dhe gjykonte për një fjalë goje(kujtoni “fitoret” gjyqësore të Gruevskit ndaj atyre që i akuzonte për shpifje për gjërat që ishin të njohura publikisht!), duke përfshirë këtu edhe “menaxhmentin identitar”, ku i vuri në shërbim disa qarqe shkencore e intelektuale e mediale, për të mbrojtur diçka që ishte nonsens(antikuzimi), e në anën tjetër, shkaktonte qëllimshëm telashe me Greqinë, që zaten ishte një ushqim shpirtëror për publikun e manipuluar. Ndërkaq sot, situata është ndryshe. Jo që s’ka pushtetarë të gabueshëm, larg asaj që të themi se s’ka, por ata që shkelin ndonjë detyrë zyrtare, gjenden para drejtësisë, ndërkaq në aspektin e bashkëpunimit me fqinjët, ose në përpjekjet e tejkalimit të kontesteve, është pak të thuash se me sa guxim dy qeveritë e fundit, ajo me Zaevin dhe kjo me dyshen Kovaçevski-Grubi, bëjnë konkretisht për t’i mbyllur. Kjo e bën dallimin, i cili është halë në sy të partisë që me fajin e vet është në opozitë, për shkak të demagogjisë që iu zbulua më në fund nga qytetarët.

Pse është pengesë Grubi?

E tash të vijmë te sulmet e pashembullta në adresë të Zëvendëskryeministrit të Parë, Artan Grubi, në një periudhë kur përpjekjet që bën qeveria për t’ia hapur dyert e BE-së, është bërë qëllim politik i VMRO-së, por në një drejtim tjetër: për ta penguar patjetër. Dhe në këtë kontekst, doemos, duhet rrënuar pengesat që i dalin në rrugë. Nëse nuk mund të rrënohet qeveria si tërësi koalicioni, të paktën të goditet një pjesë e saj, për ta lëkundur unitetin. Ndaj dhe këtij qëllimi i janë “modifikuar” edhe metodat e sulmit!

Nën një, akuzat për korrupsion, ose keqpërdorim pozicioni për t’i krijuar favore ndonjë firme të afërt me njerëzit e pushtetit, duket se është atraktive për t’ia shitur pushtetit, dhe këtë ia adresojnë zëvendëskryeministrit. E dyta, atraktive është që në një kontekst të tillë, t’ia lidhin ndonjë familjar, dhe deputeti Mile Levkov, sot ia përmend Grubit vëllain e tij. Së treti, është e “preferuar”, që të zgjidhet konteksti përçarës sikur BDI-ja e mban të varur LSDM-në, në këtë kontekst Grubi e mban varur, ose madje “e kontrollon” Kovaçevskin! Paramendoni sa duartrokitje pretendon VMRO-DPMNE-ja tek anëtarësia e vet dhe tek publiku, të cilin e konsideron naiv dhe me kujtesë të shkurtër! Ndaj dhe kësaj ia zbukuron me fraza boshe si për ndonjë hartim shkollor me plot patetikë sikur “Familja Grubi grumbullon biznese dhe pasuri milionëshe, ndërsa njerëzit varfërohen, të sëmurët luten për ilaçe, studentët për libra dhe të varfërit për ushqim…”, duke ia përmendur kështu vëllain “rreth të cilit familja Grubi ka grumbulluar pasurinë e saj”, atëherë gjërat bëhen interesante…Interesante, në mënyrën siç ia prezantojnë publikun, që është në stilin e shemës sipas të cilës ka funksionuar ish-pushtetarja VMRO, që një gazetari të njohur, i kishte ndarë vlera qindmijë euroshe “për këshilla”! Ky është ai degradim moral i një subjekti, i cili gjërat që i ka bërë ose vazhdon t’i bëjë vetë, i shikon te të tjerët.

Po prapë pyetja pse Grubi? Pse BDI?

Përgjigja mund të jetë frustracionet që po përjeton VMRO-ja një pas një, duke mos arritur që të kthehet në pushtet. Në anën tjetër, si një parti me imazh nacionalist, e ka pasur dhe i ka mbetur halë në sy fakti se BDI është faktor real që ndikon në rrjedhat politike dhe proceset shoqërore, çfarë nuk do të donte kjo parti, ndaj dhe vetëm ndonjë ditë më parë, nga foltorja e parlamentit, në mënyrë patetike dhe demagogjike, shpesh e përmendin se “të gjitha udhët çojnë në Reçicë të Vogël”. Për publikun maqedonas është tërheqës ky kontekst, për ta ulur peshën e oponentit të drejtpërdrejtë, LSDM-së, si një parti “e ndikuar”, ose “nënshtruar”, që kështu të fitojnë poena. Këtu qëndron pikërisht dëshira e një partie nacionaliste që në të kaluarën ka parapërlqyer moton “Maqedonia maqedonasve”, që të ketë një përfaqësim shqiptarësh në sistem sa për sy e faqe, pa ndikim faktik. Ky faktorizim i BDI-së, pra, është shkaku i vërtetë i nervozes dhe hallakatjes që e ka kapluar.

U përmend më sipër aspekti i ndikimit faktik të faktorit shqiptar personifikuar përmes BDI-së dhe kuadrove të veta, sidomos fakti që në pozicione kyç janë pikërisht shqiptarë. Por jo pse ata janë të dobët si kuadro, por pse po dëshmojnë aftësi dhe kurajë për t’u përballë me problemet dhe për t’i zgjidhur ato. Këtë VMRO-ja e ka vështirë ta kapërdijë si fakt dhe si të vërtetë, ndaj dhe dëshiron ta rrënojë unitetin politik që ekziston në qeveri, sidomos pas lëvizjeve të fundit të përforcimit të shumicës parlamentare. Në këtë lojë të djallit, me vetëdije ose për motivet e tyre krejtësisht të dyshimta, janë kyçur edhe disa grupe interesi nga politikanë shqiptarë, të cilët me gjasë janë të gatshëm për “inat të nuses, ta vdesin birin”, siç thotë populli. Pa frikë se nesër do të hidhen po nga kjo parti si limonë të shtrydhur.

Duke i pasur parasysh të gjitha, doemos është tejet dinjitoze përgjigja që ua dha vetë zëvendëskryeministri Grubi këtyre pretendimeve VMRO-iste, duke ua përkujtuar se më tepër se një vit në opinion dhe asnjë nga propaganduesit, shqiptarë e maqedonas, nuk i dorëzon “dëshmitë” e tyre në prokurori, por shpifjet i përdorin për fushata politike, rrënim te reputacionit dhe defokusim, duke e inkurajuar ”koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ata shqiptarë qe u janë vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë”.

Kjo zaten është një pjesë edhe agjendës politike të BDI-së dhe Ali Ahmetit, duke ua hedhur “dorëzën” pikërisht partive si VMRO-ja, për të bërë veting për pastërtinë e tyre në pikëpamje të origjinës së pasurisë dhe duke thënë se ky proces të nisë nga vetë ata. Një subjekt që me aq ngulm e kërkon, siç është BDI-ja dhe një apo shumë të tjerë, si VMRO-ja që futin kokën si struci në rërë kur dëgjojnë këtë, nuk mund të barazohen. Dhe kjo është ajo që vërtet e frustron VMRO-në dhe vetë liderin e saj, Mickovski!

Related posts

Musa Xhaferi nga Dibra: 8 Maji është referendum, populli përcakton kush do ti përfaqësoj

Gjyla Halili

Siljanovska: Nuk do t’i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, por do të përdor vetëm Maqedonia

Gjyla Halili

Autobusi nga Tetova aksidentohet rëndë në Itali, ndërron jetë shoferi dhe lëndohen 12 udhëtarë

Gjyla Halili

Leave a Comment