SPORT

Publikohet oferta e parë për blerjen e Manchester Unitedit

Fjalët që ditëve të fundit, që më shumë konsideroheshin si thashetheme, tashmë janë realitet.

Jassim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Katarit, ka publikuar se ka bërë ofertë për familjen Glazers (pronarët aktualë të “Djajve të Kuq” për blerjen e 100% të aksioneve të Manchester United.

Shifra e blerjes së klubit legjendar anglez nga Jassim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Katarit llogaritet në rreth 6 miliardë euro.

Në deklaratën për shtyp, Jassim bin Hamad Al Thani thotë se dëshiron ta “rikthejë klubin në lavdinë e tij të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës dhe do të kërkojë të kthejë tifozët në zemrën e Manchester United”.

“Duam të investojmë në ekipet e futbollit, qendrën stërvitore, stadiumin, të zgjerojmë infrastrukturën e klubit…”

Me pak fjalë, investimi i sheikëve nga Katari ka si objektiv “që Manchester United të njihet në mbarë botën për ekselencën e tij futbollistike dhe të konsiderohet klubi më i mirë në botë”.

Jassim bin Hamad Al Thani pretendon se është një “tifoz i përjetshëm i Manchester United” dhe dëshiron “të rikthejë traditën dhe lavdinë sportive në klub”.

Related posts

Në Serie A do të ketë edhe një ndeshje përcaktuese për mbijetesë

admin

Në kërkim të yllit të dytë në fanellë, 72 mijë tifozë kuqezi në “San Siro” për të ndjekur Milanin të shtunën

admin

Mbyllen Lojërat Evropiane, asnjë medalje për Kosovën

admin

Leave a Comment